Kreu i Shteti Ilir Meta, e ka quajtur vendimin e Tribunalit të Hagës për të dënuar Radovan Karraxhiçin si një vendim që sipas tij jo vetëm që është i drejtë por edhe i vonuar.
Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se kjo është një thirrje për të mos harruar urrejtjen etnike dhe genocidin që buron prej saj.
Presidenti argumenton se një vendim i tillë është një mësim për të punuar pa u lodhur për bashkëjetesën e harmoninë mes popujvë. Kombeve dhe etnive në Ballkan.
Reagimi i plotë:
Vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës, që dënoi Radovan Karaxhiçin, është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por mbi të gjitha një thirrje që mos të harrojmë urrejtjen etnike e genocidin që buron prej saj dhe një mësim për të punuar pa u lodhur për bashkëjetesën e harmoninë mes popujve, kombeve dhe etnive në Ballkan.
Kujtojmë se Gjykata në Hagë ka kundërshtuar apelin e ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, kundër dënimit të tij për gjenocid dhe krime të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 1990 duke i shqiptuar dënimin me vdekje (lexo këtu).
Karaxhiç është dënuar më 2016 me 40 vjet burgim, duke u shpallur fajtor për gjenocid në masakrën e Srebrenicës më 1995. Në këtë vend janë vrarë më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe të Bosnjës, për të shënuar mizorinë më keqe në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.
Karaxhiç, 73-vjeçar, ish-poet dhe psikiatër, ishte shpallur fajtor edhe për orkestrim të rrethimit të Sarajevës, që ka rezultuar me gati 10,000 persona të vdekur.
(F.GJ/FAXWEB.AL)