Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora tashmë mund të themi se ka arritur të krijoj një emër në muzikë dhe ta konsolidojë karrierën.
Por ajo ka zgjedhur sëfundmi të kujtojë fillimet e saj. Rita gjatë një interviste të dhënë në Twitter me ndjeksit është shprehur se ka filluar të punojë që 16 vjeç si shitësë atletesh kurse sot është në majat e karrierës. E përpos kësaj këngëtarja nuk pendohet aspak.
“Kam kaluar kohën më të mirë atje. Punoja bashkë me një miken time të ngushtë. Nuk pendohem për asgjë, sepse kam njohur shumë njerëz. Madje atje njoha disa njerëz që punojnë në labelin tim dhe unë u shisja atlete”, – është shprehur Rita