06:43 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasja në Theth, Rudina Xhunga tregon takimin me vëllezërit Polia: Ajo kulla era bukë e sapobërë…

09:25 | 21/03/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja në Theth, Rudina Xhunga tregon takimin me vëllezërit Polia: Ajo kulla era bukë e sapobërë…

Ditën e djeshme në një atentat mafioz, u vra me breshëri plumbash Nard Polia, një personazh i njihur në zonën e Thethit, i cili drejton një prej bujtinave në zonën veriore të vendit.

Polia ka qenë një person mjaft i respektuar në zonë dhe jo vetëm, ndërsa takimin me të e ka rrëfyer dhe gazetarja Rudina Xhunga.

Në një shkrim për dritare.net, Xhunga kujton takimin e vetëm që pati me vëllezërit Polia, kur ishte pjesë e Top Channel, në një shkrim me titull “Gjejeni kush e vrau Nardin e bjeshkëve të Nëmura!”.

“Nuk kanë vrarë thjesht një djalë nga Thethi, kanë vrarë një djalë që identifikohej me Thethin.
Nard Polia ishte pikë referimi për ne, ishte korrieri i Thethit, ishte tregimtari i Thethit, ishte siguria e Thethit, ishte shtëpia në Theth, ajo kulla, era bukë të sapobërë që nuk do jetë më njësoj pa Nardin.

As Thethi nuk do jetë më njësoj, nëse nuk merr Nardin, ti thuash a kalohet, a është bllokuar rruga nga bora, a ka turistë, a ka vend, a presin miq.

Tani do të prehet edhe ai afër Elsie, aty afër kishës, poshtë qiparisave. E vranë sot dhe s’di ç’të thuash, perveçse ai nuk është më dhe qe vetëm 35 vjeç. Nuk di ç’të mendosh veç faktit se ai ndërtonte turizëm në bjeshkë, jo parcela droge.

Kur jeton në kohë të tilla, pas çdo vdekjeje sheh një arsye, që është diku, po ti nuk e di. Se nuk të vrasin kot, thonë.

E pra unë i kam takuar veç një here vëllezërit Polia, kur bujta në kullën e tyre në Theth me ekipin e Top Channel dhe nuk pashë asgjë më shumë, sesa dashuria e tyre pa kushte, për bjeshkët e nëmura”, shkruan gazetarja.


Pas

Grabitet kazinoja, mbetet i vrarë 36-vjecari shqiptar (Foto)

Para

Sulmohet me bojë Ralf Gjoni: Ishte me porosi nga lart, kam djegie të syve (VIDEO)

Para
Me një këmbë drejt Kuvendit, Ralf Gjoni flet për Faxweb.al

Sulmohet me bojë Ralf Gjoni: Ishte me porosi nga lart, kam djegie të syve (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.