15:35 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Data e dasmës është prerë”, Pjerin Ndreu zyrtarizon garimin për Lezhën: Po sikur mos të vijë dhëndri?!

07:57 | 22/03/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pjerin Ndreu: Jam betuar se nuk merrem me Berishën. Xhafaj më ka pranuar disa parregullsi, arsyet e dorëheqjes…

Deputeti Pjerin Ndreu ka konfirmuar edhe vetë se është një nga emrat, i cili do kandidojë për Bashkinë e Lezhës. Ai deklaroi gjatë intervistës në Abc News se është dakordësuar me strukturat e Partisë Socialiste në Lezhë që të jetë kandidat në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Ndreu këmbnguli se zgjedhjet do të mbahen, ashtu siç i ka dekretuar presidenti, dhe e krahasoi këtë me prerjen e datës së dasmës.

Pjesë nga biseda:

Juli Xhokaxhi: Zgjedhjet e pushteti lokal të cilat nuk i di në fakt nëse do të bëhen?

Pjerin Ndreu: Unë e di se do bëhen.

Juli Xhokaxhi: Ti e di se do bëhen, por nuk e di si do bëhen?

Pjerin Ndreu: Data e dasmës është ndarë.

Juli Xhokaxhi: Vjen apo s’vjen dhëndri të marrë nusen është tjetër çështje?

Pjerin Ndreu: Ka kandidatë të tjerë që mund të hyjnë.

Juli Xhokaxhi: Kandidatë të pavarur? Apo do ngrihen forca të tjera politike?

Pjerin Ndreu: Nuk e di se kush mund të jenë, por kandidatë do ketë.

Juli Xhokaxhi: Është folur shumë që ju do jeni kandidat për Lezhën. E konfirmoni?

Pjerin Ndreu: Besoj se po. Akoma nuk është përfundimtare, por me strukturat e PS në Lezhë jemi dakordësuar dhe ka pëlqime dhe në qendër që të jem unë kandidati për zgjedhjet e 30 Qershorit. Për shumë arsye.

PS ka 3 mandate që nuk e drejton Bashkinë e Lezhës. Jo për faji e saj, por për një farë kombinacioni që kemi pasur me LSI. Ne e kemi fituar në 2007-n me PD-në, pastaj ata gjetën strehë te PD dhe ikën atje. Pastaj u kthyen prapë te ne. Ne si PS kemi tre mandate që nuk e drejtojmë, çka ka rezultuar fatale për jetën shoqërore të Lezhës. Kanë destabilizuar komplet rolin menaxherial të Bashkisë, duke e kthyer në një bashki rrëmujë me një menaxhim katastrofë.

Juli Xhokaxhi: Më thoni si do ndiheni pa kundërshtar përballë?

Pjerin Ndreu: Unë mendoj se do ketë kundërshtar edhe nga PD. Unë jam përgatit dhe vazhdoj të përgatitem për kundërshtar dhe për të fituar me kundërshtar. Nëse ata vendosin vetë ose me urdhër partiak të dalin nga loja kjo nuk është çështja ime.

Juli Xhokaxhi: Kur zyrtarizohet? Në Kongres?

Pjerin Ndreu: Të shtunën nuk zyrtarizohet, por zyrtare bëhet një muaj para.

 

Etiketa: pjerin ndreuzgjedhjet ne lezhezyrtarizon kandidimin
Pas

“Jam i lumtur!”, Ermali nuk ndalet se puthuri Amin (Video e ditëlindjes)

Para

‘Bebi nuk lëvizte më’, Maja tregon shokun që përjetoi para lindjes së djalit

Para
‘Bebi nuk lëvizte më’, Maja tregon shokun që përjetoi para lindjes së djalit

'Bebi nuk lëvizte më', Maja tregon shokun që përjetoi para lindjes së djalit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tedi Blushi kërkon transparencë për ndërtimet pa leje në Tiranë: Pse shembni bujtinat në Theth dhe jo kullat në kryeqytet?

Blerja e votave me fondet për bujqësinë/ Berisha: Ja skema si u shpërndanë 44 milionë euro në kohë zgjedhore

Berisha akuza Ballukut, Maznikut, Denajt e Ibrahimajt: Përdorën 250 mln euro të bujqësisë për të blerë vota

Kryeministri shqiptar Edi Rama mbajti fjalën në ceremoninë e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele” në Bavari të Gjermanisë

Hasani me anëtarë të Bundestagut: Rrisim bashkëpunimin, avancojmë me objektivat e përbashkët evropianë

“Plumbi i Artë”/ Skerdi Tase rrëfen para GJKKO ekzekutimin e Emiliano Ramazanit: Marrëveshje për 130 mijë euro, e qëllova në kokë e qafë ndërsa ishte në telefon

“Furtunë” dorëheqjesh edhe në Bashkinë Dibër, largohen 35 drejtues të njësive administrative

Dështon për herë të 47-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Aksident i rëndë në Elbasan/ 62-vjeçari humb jetën, arrestohet drejtuesi i dehur i mjetit

Danimarka gati të financojë dërgimin e sistemeve Patriot në Ukrainë, ministri i jashtëm danez: Po bëjmë pjesën tonë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.