Në pamjet e shfaqura në videon e mëposhtme tregohet momenti i largimit të trupit të avokatit Ravik Gurra nga vendi ku u qëllua për vdekje nga një person ende i paidentifikuar.
Gurra u vra rreth orës 19:15 në një lokal që sipas burimeve shoqërohej edhe nga dy persona të tjerë (lexo këtu).
Ndërkohë sipas raportimeve autori ka qenë i maskuar dhe për largimin e tij është ndihmuar nga një person tjetër me të cilin janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një automjet.
Pak minuta më vonë, në periferi të qytetit të Elbasanit është gjetur një makinë e djegur për të cilën dyshohet se është përdorur në ngjarjen e sotme.
Makina e gjetur e djegur e cila dyshohet se është përdorur nga autori i vrasjes së Ravik Gurrës në periferi të Elbasanit
Makina e viktimës Ravik Gurra shumë pranë vendngjarjes
Video nga vendi ku është gjetur makina e djegur
(F.GJ/FAXWEB.AL)