Vrasja e avokatit Ravik Gurra në mes të Elbasanit ka tronditur jo pak qytetin dhe kolegët e të ndjerit. Ai u vra me një plumb në kokë teksa ishte duke konsumuar një kafe me miqtë e tij, në një nga lokalet më të njohura të Elbasanit. (Lexo ketu)
Për ngjarjen ka reaguar dhe gazetari Armand Bajrami, i cili shprehet se Gurra është një nga avokatët më të lexuar që kishte njohur.
‘’Gjeja e pare qe me feksi nder mend ishte nje bisede me te 2-3 vjet me pare, kur po i kerkoja mendim per nje 60 e ca vjecar, ish-funksionar publik, qe shfaqej studiove duke mbajtur qendrime qe s’i shkonin per shtat. Une, tha avokat Raviku, kur te jem 65 vjec dua te baj vetem nji gja: T’lexoj Shekspirin dhe te ushqej pulat tek shtepia ne fshat (me duket se atekohe e kishte nisur ndertimin e saj ne rrethinat e Elbasanit). Ate jete du me ba. S’te lane te behesh 65 vjec avokat”, shkruan mes të tjerave Bajrami.
Reagimi:
Krimi mori nje tjeter jete. Ishte radha e Ravikut. Nje nga avokatet me interesante e te lexuar qe kam njohur. Spikaste nder kolege nga qetesia dhe nje artikulim elegant. Fliste per librat dhe familjen.
Njeri me humor te holle, te cilin ia shtonte shqipja me nuanca dialekti elbasanas dhe ngjyra te anglishtes (te rrenjosura nga qendrimi i tij i gjate ne Londer).
Heren e fundit e takova te premten e kaluar ne seancen per Shullazit dhe grupin ne Apelin e Krimeve. Po i tregoja qe kisha nderruar vendin e punes, por jo pozicionin, duke i bashkangjitur me te qeshur frazen e huazuar nga nje spot publicitar “nderrova ngjyren, por jo numrin”.
“Je i martum, tha Raviku, se nryshe mund ta nderroje dhe numrin”. Avokati elbasanas ne vijimesi shprehte pakenaqesi per menyren si funksiononte drejtesia ne Shqiperi, duke sjelle sakaq eksperiencen e huaj. Me trishtoi lajmi per vrasjen e tij.
Gjeja e pare qe me feksi nder mend ishte nje bisede me te 2-3 vjet me pare, kur po i kerkoja mendim per nje 60 e ca vjecar, ish-funksionar publik, qe shfaqej studiove duke mbajtur qendrime qe s’i shkonin per shtat. Une, tha avokat Raviku, kur te jem 65 vjec dua te baj vetem nji gja: T’lexoj Shekspirin dhe te ushqej pulat tek shtepia ne fshat (me duket se atekohe e kishte nisur ndertimin e saj ne rrethinat e Elbasanit). Ate jete du me ba. S’te lane te behesh 65 vjec avokat…
(E.K/FAXWEB.AL)