14:45 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Me Ramën nis historia, kryeministri: Gati të shembim Teatrin, Teatrin e Kukllave, Muzeun Kombëtar…

13:04 | 23/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama ironizon PD nga Berati: Burrat tuaj nuk bëjnë asnjë punë, gra mbajini nga xhaketat. Nesër do ti bini vetes

Kryeministri Edi Rama po mban një fjalim në Sheshin ‘Nënë Tereza’, ku ka konfirmuar mbështetjen e tij për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si dhe ka treguar ndryshimin që sipas tij ka pësuar vendi nën qeverisjen e tij.

Rama tha se Tirana që gjetën ishte e rrënuar, dhe shumë shpejt Teatri i ri do të bëhet. Veç kësaj Rama tha se do të shembë dhe Teatrin e Kukllave dhe Muzeun Kombëtar, dhe do të ndërtohet gjithçka nga e para, pasi sipas tij godinat e vjetra qendrojnë si një fantazëm e së shkuarës.

“PD si sheshi i vjetër në qendër, LSI si shatërvani i vjetër në bosht, të terët, aleatët, si kioskat e rritura në vite, anash, shtesë pas shtese, që kishin zënë pamjen parkut të Tiranës. Ky qytet është mishërimi i forcës transformuese, edhe boshllëqeve tona pa dyshim, por edhe shumë defekteve që duhen ndrequr, provë e dallimit ët madh nata me ditën mes nesh, të atyre që i kemi mbrapa. Kush e vë këtë në dyshim, ose s’ka dalë nga ana e tyre, ose e ka harruar natën e tyre se cfarë ishte, kur ata kishin në dorë vendin dhe Tiranën”- tha ai.

“Sheshi Skëndërbej sot është kryevepër urbanistike e konfirmuar ndërkombëtarisht, duke marrë vlerësime të larta në gazetat e mëdha të botës, por muzeu historik është fantazëm e së shkuarës mu në mes të sheshit, opera kantier që këtë vit do të hapë dyert”- tha ai.

 “Teatrin e ri kombëtar, që do të ndërtojmë me se s’bën e për turpin e atyre që e kanë baltosur pa lindur projektin tonë, ne do ta bëjmë një tjetër kryevepër të konfirmuar ndërkombëtarisht”.

Ndërkohë që Rama u shfaq entuziast për zgjedhjet e 30 Qershorit, ku tha se modeli i bashkive të majta do të shtrihen dhe tek ato që janë qeverisur nga të djathtët.

“Ju në Shkodër shikoni Vlorën dhe pyesni veten a doni që dhe Shkodra të ndryshojë si Vlora, nëse po ne jemi gati edhe për ju, me gjithë zemër plot me ide, pasion, vullnet, për ta ndryshuar më në fund edhe Shkodrën, siç ndryshuam thellësisht Vlorën.

Ju në Kukës shikoni Korçën dhe pyeteni veten a doni që edhe Kukësi të ndryshojë si Korça. Nëse po harrojini flamurët që ju kanë mbetur vetëm hunjtë dhe na jepni ne besimin dhe detyrën që Kukësit t’i sjellim stadiumin dhe aeroportin që e kemi nisur punën, por edhe rrugën e rritjes së ekonomisë familjarë, përmes turizmit dhe agro-turizmit

Ju në Lezhë a doni të jeni si Fieri, nëse po e keni në dorë, mos humbni dhe 4 vjet të tjera, siç humb kot, kot, kot, 4 vite që shkuan dëm, por bashkohuni pa dallim partiak për ti hapur vetes suaj një rrugë të re mundësish.

Nuk kam pyetje për ju në Gjirokastër, Berat dhe kudo ku 4 vjet kanë drejtuar edhe me votat të shumicës sonë aleatët e djeshëm, deri në Skrapar, në 1 korrik do të gdhihen në krahun e zemrës me PS-në”, tha kreu i qeverisë.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Etiketa: edi ramarama
Pas

Video/ ‘’Kam folur edhe me Taulant Ballën”, zbulohen të tjera përgjime për Fredi Alizotin

Para

Rama pranon për herë të parë zgjedhjet e parakohshme/ Kushti që i vendos PD-së dhe LSI-së

Para
”Lulzim Basha po luan bllofin”, Rama këmbëngul për përçarje te opozita: Do hyjnë në zgjedhje në minutat e fundit!

Rama pranon për herë të parë zgjedhjet e parakohshme/ Kushti që i vendos PD-së dhe LSI-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasja te “Farie Hoti”/ KAS vendos të ndalojë Asllan Dogjanin nga ambienti i rinumërimit, kërkon ndërhyrjen e policisë për largimin e tij

SPAK shtyn afatin për zgjedhjen e kreut të BKH-së, vetëm 2 nga 13 kandidatë me dokumentacion të plotë

Izraeli godet sërish në centralet bërthamore iraniane, bllokon rrugët e hyrjes në impiantin Fordow

Ndërhyrje nga ajri dhe toka, vijon aktive vatra e zjarrit në kodrat e Pilurit

Prezantohet portali e-Legjislacioni, Spiropali: Modernizon procesin legjislativ, rrisim transparencën

Dezinsektimi në zonat turistike, Koçiu: Trajtimi i katërt në Gjirin e Lalëzit, vlerësim periodik i procesit

Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet kundër mjeteve që shqetësojnë qetësinë publike

Universiteti i Teheranit goditet nga sulmet ajrore izraelite

Irani bën bilancin: Rreth 500 të vdekur dhe 3000 të plagosur nga sulmet izraelite!

Akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet gjyqi për Asllan Dogjanin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.