Ish- specialisti pranë Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve dhe PPP-ve, Ylli Dylgjeri ka postuar në rrjetin e tij social Facebook, 15 simptomat klinike që shfaqen tek një njeri anormal.
Kujtojmë që Ylli Dylgjeri u shkarkua para pak ditës pasi thuri disa vargje ironike ndaj Ministrit Gent Cakaj (lexo këtu).
Postimi i Dylgjerit
Kuriozitete
15 simptomat klinike të psikopatisë.
Mbathjani nëse i kanë njerëzit që keni afër!
.Si duket një psikopat?
Më poshtë do gjeni 15 simptomat klinike që shfaqen tek një psikopat, të cilat janë rezultat i një studimi të kryer nga “American Psychology Association”.
15 simptomat e psikopatisë sipas “American Psychology Association” janë:
1.Është tepër i artikuluar dhe të bën për vete
2.Ka mendim të ekzagjeruar për rëndësinë e tij, mendon se është njeri i madh.
3.Gënjeshtar patologjik
4.Manipulon dhe shfrytëzon të tjerët
5.I paaftë për të ndjerë keqardhje për të tjerët, madje as për viktimat e shkaktuara për faj të tij
6.I paaftë për të ndjerë faj apo pendesë
7.Nuk mban përgjegjësi për veprimet e veta
8.Tendencë për t’ia hedhur gjithmonë fajin të tjerëve
9.I ftohte emocionalisht ose ka vetëm emocione sipërfaqësore
10.Ka stil jetese të bazuar në paratë e të tjerëve
11.Ka jetë të ç’thurur seksuale, duke përfshirë edhe dhunën ndaj partnerit
12.Ka vetëm lidhje të shkurtra dhe problematike, dhe shpesh ka disa martesa të dështuara.
- I paaftë për të kontrolluar inatin e tij, bëhet hakmarrës
- Është impulsiv në sjellje
15.Ka patur probleme sjellje që rreth moshës 13 vjeçe, që përfshijnë gënjeshtrat patologjike, vandalizmin, arratisje nga shtëpia etj.