08:31 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Nga gazetar në një ‘star”, Lesi parashikon të ardhmen e Ramës: Eshtë çështje kohe, por ka filluar…

18:54 | 24/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Nga gazetar në një ‘star”, Lesi parashikon të ardhmen e Ramës: Eshtë çështje kohe, por ka filluar…

“Elokuent, i çmendur për të bërë gjëra që nuk i kishte manifestuar askush nga politika e lartë, realisht punëtor dhe më pas me një “kazmë” punoi për shkatërrimin e sistemit të ngurtë partiak”, kështu shkruan Nikoll Lesi për Kryeminstrin Edi Rama në një opinion me të cilin trajton jetën politike të kryetarit të PS-së.

Më tej Lesi shton se pas marrjes së PS-së, Rama e transformoi krejt shtyllën kurrizore të së majtës socialiste, duke e krahasuar edhe me Hugo Chavez në Venezuelë, që sipas tij e kthyen pushtetin në agresiv dhe të dhunshëm.

Në një opinion të shkruar në “Koha Jonë”, Lesi shkruan se “epoka e Edi Ramës po vdes! Eshtë çështje kohe, por ka filluar fillimi i fundit”!

Shkrimi i plotë:

Edi Rama erdhi diku nga marsi 1998 direkt e Ministër Kulture. Nga analist dhe gazetar i të përditshmes “Koha Jonë”, ai u bë shpejt një “star” në botën e politikës aktive shqiptare, edhe për hir të oratorisë së tij dhe shfaqjes si një “dele e bardhë” në politikën e zezë të pas vitëve të mbreterimit berishian 1992-1997. Elokuent, i çmendur për të bërë gjëra që nuk i kishte manifestuar askush nga politika e lartë, realisht punëtor dhe më pas me një “kazmë” punoi për shkatërrimin e sistemit të ngurtë partiak. I veshur herë me një palë brekushe, ku bëhej lajm dite dhe herë-herë me një çorap të kuq dhe tjetrin të bardhë, ai diti me finesë të ishte një risi, ai dërmoi imazhin e politikanit 50-vjeçar që rrinte e mbante shënime për t’iu përgjigjur popullit me “protokoll”.

Më pas kryebashkiak i suksesshëm, i pakonkurrueshëm, por edhe mjeshtër i fasadës. Dhe njerëzit duket se pëlqyen dukjen dhe jo brendinë, brendi e cila këto vitet e pushtetit si kryeministër ia zbuloi ndjenjën e arrogantit dhe dhunuesit me forcën e pushtetit.

Edi Rama ishte model tjetër nga ai i Fatos Nanos, që për hir të së vërtetës, Nano ishte liberal në mënyrën e administrimit të pushtetit dhe të PS-së.

Pas marrjes së PS-së, Edi Rama, e transformoi krejt shtyllën kurrizore të së majtës socialiste. I mori palcën e majtë dhe ia zëvëndësoi me “rilindjen”, njëlloj si Hugo Chavez në Venezuelë në të njëjtat vite, paralel me Edi Ramën, tjetërsoi Venezuelën, duke e kthyer në një pushtet agresiv, të dhunshëm dhe siç transmetoi dje BBC në një dokumentar për Chavez, harxhoi miliarda për të blerë zgjedhjet. Hugo Chavez mori nga banka qendrore mbi 12 miliardë dollarë për të blerë zgjedhjet, kurse Edi Rama përdori bandat kriminale me miliardat e kanabisit për t’i blerë votat, siç edhe po del nga hetimet e drejtësisë, por që me shumë se çdokush e nxori “Zëri Amerikës”, RAI1 dhe stacionet gjermane.

Hugo Chavez iku me kohë, kurse Edi Ramës po i vdes epoka e tij 20-vjeçare e pushtetit. Dhe për fajin e tij, se do t’i ketë të gjithë pushtetet, madje dhunshëm dhe me propogandë që edhe kur të rreh, t’i thuash “faleminderit”.

Epoka e Edi Ramës po vdes! Eshtë çështje kohe, por ka filluar Fillimi i FUNDIT!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Nikoll Lesi
Pas

E “masakruan” se komentoi në foton e Erjon Veliaj, Albana Osmani: Hiena që bëni llogje dhe shpërndani fara të zeza

Para

Babai i Dorian Protoduarit thirrje drejtorit të policisë: Je në hasmëri me mua, po pate by*ë hajde…

Para
Babai i Dorian Protoduarit thirrje drejtorit të policisë: Je në hasmëri me mua, po pate by*ë hajde…

Babai i Dorian Protoduarit thirrje drejtorit të policisë: Je në hasmëri me mua, po pate by*ë hajde...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama ndan pamjet nga gjimnazi “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan: Gati shkolla moderne për rreth 650 nxënës

Këmbimi valutor 21 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Edhe vetëm 3 tentativa të mbetura/Kosova sot seancë plenare për konstituimin e legjislaturës së re

Parashikimi i motit për sot, 21 korrik 2025

Koalicioni qeverisës i Japonisë humb shumicën në Dhomën e Lartë, Kryeministri Ishiba refuzon dorëheqjen

Nxjerrja e bujqësisë nga agonia, sfidat dhe zgjidhjet e nevojshme për sektorin

Dy vjet nën masat e BE-së: Sa humbi Kosova?

Ballkani duhet të përshpejtojë transformimin dixhital për zhvillim të qëndrueshëm

Trump i kërkon udhëheqësit të Senatit të anulojë pushimet verore për të konfirmuar kandidatët e tij

Bien të ardhurat nga turizmi, pavarësisht rritjes së numrit të vizitorëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.