Pas emërimit të drejtorit të Drejtorisë së Policisë Tiranë Rebani Jaupi (lexo ketu) menjëherë kanë ndryshuar dhe shefat e disa komisariateve në Tiranë.
Pal Marku shefi i komisariatit nr. 6 është liruar sot nga detyra, ndërsa është emëruar në këtë pozicion Ardit Elmazi, ish- shef i Komisariatit Nr. 3 në kryeqytet.
Në vend të Elmazit, drejtori i ri i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka emëruar Robert Loshën.
Komisariati nr. 6 në Tiranë ka qenë ndër komisariatet më të ngarkuar në qytet për shkak të protestës së banorëve të Astirit të cilët po protestojnë prej gati 4 muajsh në mbrojtje të banesave të tyre.
Gjatë këtyre protestave banorët kanë bllokuar disa herë akse të rëndësishme në kryeqytet.
Disa prej banorëve janë shoqëruar shpeshherë në këtë komisariat ndërsa janë liruar pas shpjegimeve të dhëna.
Shkarkimi i Kastriot Skënderit pak ditë më parë nga posti i Drejtorit të Policisë së Tiranës shkaktoi jo pak zhurmë pas deklaratave nga të afërm të tij, drejtues në media se çështja “Astiri” ishte shkaku i largimit të tij (lexo këtu).
Ndërsa menjëherë pas emërimit të drejtorit të ri të Tiranës Rebani Jaupi lëvizja e parë e tij ka qenë lirimi nga detyra (as lëvizja paralele apo ulja në detyrë) e shefit të këtij komisariati “problematik”, Pal Marku.
Në vend të tij është emëruar Ardit Elmazi, ish- shef në komisariatin nr. 3 në Tiranë.