23:04 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kullat tek Parku i Liqenit/ Zhupa i përgjigjet Gocit: I ke marrë fotot nga denoncimi që kam bërë unë

20:20 | 25/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kullat tek Parku i Liqenit/ Zhupa i përgjigjet Gocit: I ke marrë fotot nga denoncimi që kam bërë unë

Aktivisti dhe pedagogu i njohur Ervin Goci, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me ndërtimet pa kriter në Tiranë, duke thënë se është zyrtarizuar projekti i Kullave të Garda e Republikës, tek pjesa e poshtme e Liqenit. Sipas tij, kanë nisur piketimet për zgjerimin e rrugës duke argumentuar se kjo i paraprin ndërtimit të kullave në këtë zonë.

Por nga ana tjetër ai ka shprehur edhe një qëndrim për opozitën duke thënë ndër të tjera: “Opozita duhet ta ndajë mendjen, ose të luftojë sistemin e kalbur në tërësi, ose të vazhdojë cirkun, ose të ndalojë burimin e fuqizimit të Ramës, ose të presë rradhën se mos merr pushtet në tavolinë”, (lexo këtu).

Lidhur me këto deklarata ka reaguar edhe zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e cila ka deklaruar se denoncimi për rastin në fjalë është bërë që në shtator të vitit 2018.

Gjithashtu Zhupa shkruan në rrjetet sociale se rruga qe Goci ka nxjerr sot në facebook është marr nga portalet nga denoncimi i saj i djeshëm.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Ne pergjigje te aktivitistit Ervin Goci

Denoncimi per kullat tek Parku i Liqenit eshte bere nga une qe ne shtator te vitit 2018, me dokumenta dhe video nga Akpt. Po per me shume https://youtu.be/xNstb9CBV7k

Po ashtu rruga qe ju nxirrni sot ne fcb eshte marr nga portalet nga denoncimi im dje, me dokumenta te prezantuara nga selia e Partise Demokratike.

Per denoncimet me fakte dhe dokumenta si dhe me video mund ti referoheni faqes time zyrtare ne facebook per te pare sesi jane denoncuar kullat dhe aferat e Veliajt kohe pas kohe.

Ju pergezoj per kundershtimin qe beni ndaj vendimarrjeve te bashkise se Veliajt por gjithashtu ju lutem mos na hidhni poshte punen. E cila ne keto kohe mungese transparence dhe kapje institucionesh per ne eshte edhe me e veshtire per te siguruar dokumenta dhe fakte per denoncime.

Per me teper mund te shikoni:

Deklarata me ze dhe figure
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2381844558767304?sfns=vmo

Deklarata tekst dje nga selia

• Erion Veliaj mashtroi qytetarët e Tiranës. Zonën e hyrjes tek Parku i Liqenit jo vetëm do ta betonizojë, por me paratë publike po bën gati infrastruktirën për kullat private.

• 4 ditë para shpalljes së rikandidimit luksoz që, sipas mediave, kushtoi më shumë se 1 milionë euro, Veliaj hapi tenderin 2 milionë euro për 650 metra rrugë tek ish Garda.

• Për Tiranën dhe Shqipërinë është jetike t’i jepet fund drejtimi nga Rama dhe Veliaj, dy njerëz të cilët i udhëheq babëzia për t’u pasuruar nëpërmjet betonizimit të kryeqytetit.

DEKLARATË E ZËDHËNËSES INA ZHUPA

Disa muaj më parë, në shtator të vitit të kaluar, Partia Demokratike publikoi disa dokumenta zyrtare që zbuluan para qytetarëve planin e Erion Veliajt për ta kthyer zonën e Gardës tek Parku i Liqenit në zonë të betonizuar për ndërtime.

Në atë kohë, ne e sfiduam Erion Veliajn që të mos u shiste qytetarëve propagandë, por t ë diltë në debat me ne dhe të shpjegonte përse në planin e Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës, një pjesë e Liqenit artificial, mu në hyrje të tij, do të bëtonizohej.

Siç e ka zakon, Erion Veliaj mashtroi, pa dhënë asnjë argument.

SINKRON VELIAJ PER TA BËRË ZONËN PJESË TË PARKUT

Në të vërtetë, si shumë prej fjalëve që thotë Erion Veliaj, ky është mashtrim. Zona tek Garda e Republikës nuk i kthehet Parkut tek Liqeni Artificial, por bashkia po bën gati infrastrukturën për kullat private që do të ndërtohen në këtë zonë.

4 ditë përpara shpalljes së rikandidimit të tij luksoz, që sipas mediave ka kushtuar më shumë se 1 milionë euro, Erion Veliaj ka shpallur tenderin për ndërtimin e një rruge me gjatësi 650 metra. Rruga nuk ka ndonjë vlerë të shtuar për qytetin, por ajo do të marë rreth 2 milion euro nga taksat e qytetarëve për t’i shërbyer klientëve të Ramës dhe Veliajt. Ajo lidh zonën e Gardës me Rrugën e Kosovarëve, duke ndërtuar ekskluzivisht një rrugë të re për kullat që do të ndërtohen aty më vonë, pas prerjes së qindra pemëve, për gjoja ndërtimin e rrugës.

Oligarkët do ta kenë rrugën të hapur për të ndërtuar kulla mbi 29 metra lartësi dhe mbi 9 kate, me shërbime, parking dhe banim.

Tirana me Erion Veliajn në shërbim të pastrimit të parave, nuk kursen asgjë, as mushkërinë ë vetme të qytetit, as trashëgiminë kulturore dhe historike, as shtëpitë e banorëve të saj. Në vend të shfaqjeve luksoze dhe korruptive, Erion veliaj duhet t’u japë përgjigje disa pyetjeve të thjeshta:

• Pse hesht Veliaj para qytetareve që duan të dinë fatin e mushkërive të vetme të qytetit?
• Cilit oligark ia ka premtuar Veliaj ndërtimin e kullave në Parkun e Liqenit artificial dhe sa para të pista do të pastrohen në tokë publike?
• Cilat janë interesat dhe fitimet e Veliajt dhe të shefit të tij në këtë aferë betonizimi të Parkut?

Partia Demokratike është dhe do të jetë gjithmonë kundër këtij plani të Veliajt dhe Ramës. Për Tiranën dhe Shqipërinë është jetike t’i jepet fund drejtimi nga këta dy njerëz, të cilët i udhëheq babëzia për t’u pasuruar nëpërmjet betonizimit të kryeqytetit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Ervin GociIna Zhupandertimi i kullave
Pas

Eli Fara një amvisë e vërtetë, tregon se si përgatit gjizën në shtëpi

Para

Lobimi në SHBA, Kreshnik Spahiu: Basha dorëhiqu si Helmut Kohl për 600 mijë euro që të pastrosh biografinë

Para
Lobimi në SHBA, Kreshnik Spahiu: Basha dorëhiqu si Helmut Kohl për 600 mijë euro që të pastrosh biografinë

Lobimi në SHBA, Kreshnik Spahiu: Basha dorëhiqu si Helmut Kohl për 600 mijë euro që të pastrosh biografinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.