05:33 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Psikologu i vrasjes së 7 vjeçarit në Basel jep teoritë pse 75-vjeçarja vrau të miturin

13:59 | 26/03/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Psikologu i vrasjes së 7 vjeçarit në Basel jep teoritë pse 75-vjeçarja vrau të miturin

Pak ditë pas vrasjes së 7-vjeçarit në Bazel, nga një grua me probleme mendore e identifikuar si Ilias Mahmutin, Komisioneri për krime në Bazel, Peter Gill ka bërë me dije se 75-vjeçarja tanimë është në paraburgim. Masa paraburgim i është dhënë për një kohë prej 3 muajsh por mund të ndryshohet nëse ka kërkesë, gjithashtu po i bëhet vlerësimi psikiatrik.

Ndërkohë, zyra e prokurorisë nuk ka dashur të komentojë rastin në detaje, duke konfirmuar vetëm se Mahmutin kishte njoftuar disa persona e institucione për krimin me anë të telefonit, pasi që kreu sulmin.

Psikiatri i gjykatës, Josef Sacsh, ndërkaq, nuk ka treguar se nëse gruaja e bëri këtë krim vetëm për t’u bërë e famshme, duke thënë se kjo momentalisht mund të mbetet vetëm një spekulim. Por, për të megjithatë ka edhe dy shpjegime të mundshme: ose e ka bërë nga frika se mund të ndiqet nga autoritetet për shkak të borxheve ose është vrasje e motivuar ideologjikisht, shkruan insajderi.

E dyshuara kishte pasur marrëdhënie të tensionuara me institucionet shtetërore. Ajo kishte borxhe të mëdha dhe kishte nënshkruar falimentimin në vitin 2007.

Gruaja momentalisht është në ekzaminime psikiatrie, ndërkaq ende nuk dihet se nga cila sëmundje mendore vuan.

Dyshimet se mund të ishte parandaluar sulmi, ende nuk janë zbuluar. Ndryshe, të shtunën në Bazel u mbajt edhe një marsh, ku morën pjesë qindra njerëz që dënuan aktin makabër.

Lamtumira e fundit 7-vjeçarit iu dha të shtunën, në varrezat e qytetit në Gjilan, ndërkohë Bazeli vazhdon të mbetet ende i tronditur nga kjo ngjarje në të cilën gruaja e moshuar me probleme mendore e preu me thikë në fyt të miturin.

Pas

‘’Dy duar për një kokë janë”, çfarë po paralajmëron Ylli Rakipi: Ndihem i rrezikuar nga Edi Rama…(Video)

Para

Grabitet argjendaria në qendër të qytetit, autorët me maska…

Para
Kamera me rezolucion të lartë dhe 1600 efektivë në terren, masat e mara për protestën. Mister mbetet…

Grabitet argjendaria në qendër të qytetit, autorët me maska...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.