22:21 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dosja “Babale”/ Dalin përgjimet e reja me Drejtorin e Policisë, takimi kur Alizoti merr lekët

00:07 | 27/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dosja “Babale”/ Dalin përgjimet e reja me Drejtorin e Policisë, takimi kur Alizoti merr lekët

Gjatë mbrëmjes së sotme në emisionin “Opinion”,  ish deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka publikuar një sërë përgjimesh audio të prokurorisë, të cilat inkriminojnë drejtuesit e lartë të policisë.

Sipas ish-deputetit, drejtorët e lartë të policisë, konkretisht kreu i policisë së Fierit, ka folur me Fredi Alizotin, personi i përfshirë në dosjen Babale, ku dilte i përfshirë në trafik droge vëllai i ish Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Kujtojmë se Fredi Alizoti tha në dëshminë e tij në prokurori se ai kishte qenë personi që kishte imituar Geron Xhafajn, vëllain e ish Ministrit, duke u shtirur sikur ky i fundit të merrej ende me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Por sipas PD-së dhe përgjimeve të fundit të bëra publike këtë të martë, rezulton se Alizoti është blerë nga socialistët dhe pushtetarët më të lartë në polici, që të “shfryjë” skandalin e audio-përgjimit mes Babales e Geron Xhafajt, muaj të shkuar, ku flitej hapur për trafik droge.

Në njërën prej materialeve audio degjojmë Drejtorin e Policisë së Fierit në terma shoqëror me Alizotin çka tregon se ata njihen me njëri- tjetrin. Në bisedë Alizoti e njofton Nushin se është nisur drejt Tiranës, ndërkohë ky i fundit dërgon dikë ta takojë, gjë e cila konfirmohet në materialin e dytë të prokurorisë të publikuar nga Salianji.

Biseda 1:

Zbardhje e bisedës/ Personi 1- Drejtori i Policisë Berti Nushi,  Personi 2- Fredi Alizoti

Personi 1: Fredi
Personi 2: Hë vlla!
Personi 1: Çfarë po bën?
Personi 2: Çfarë do bëj? Kam dal
Personi 1: Si ke qenë?
Personi 2: Mirë, po ti?
Personi 1: Nga shtëpia, mirë?
Personi 2: Mirë mo, hajd!
Personi 1: Ku e more vesh se kush jam unë
Personi 2: Si?
Personi 1: Ku e more vesh që jam unë ore?
Personi 2: Si Leti më dukesh!

Personi 1: Si kush?
Personi 2: Si Leti
Personi 1: Mirë, ku ta japi Leti një birrë ty?
Personi 2: A?!
Personi 1: Ku e do një birrë?
Personi 2: Ore ku je tani?
Personi 1: Jam Berti ore Berti!
Personi 2: Aaa, çkemi?
Personi 1: Mire, si ke qenë?
Personi 2: Po mirë, shtyemi.
Personi 1: Ke patur ndonjë problem?
Personi 2: A?!
Personi 1: Ke patur ndonjë problem?
Personi 2: Po jo mo, jo!
Personi 1: Ku do ta pimë një birrë, ku të jesh i qetë?
Personi 2: I qetë jam, i qetë ore!
Personi 1: Jo, jo që të ndjehesh ti i qetë thash, ku në çfarë vendi?
Personi 2: Ore kush je ti tani , se si shumë po më çakordon?!
Personi 1: Bert Nushi! Drejtori o vëlla drejtori!
Personi 2: a? Ooo të mora vesh, po unë jam në Tiranë tani.
Personi 1: Je për Tiranë?
Personi 2: Jo, jam në Tiranë tani, më fal ëë!
Personi 1: Ke ndonjë punë urgjente, çfarë do bësh?
Personi 2: Jo ore, rrofsh po unë jam në Tiranë tani sa zbrita, kur të marrë në tëlëfon?
Personi 1: A je në Tirani ti?

Personi 2: Po!
Personi 1: Ou, po ku, çfarë vendi je në Tiranë?
Personi 2: Ja ta thoi vëllai tani, sa zbrita, te Tirana e Re, te lokali po marrë një kafe.
Personi 1: Ashtu ëë?
Personi 2:Ee!
Personi 1: Po erdha unë do të jap unë një kafe. Po qe se ashtu do të dërgoj dikë aty, mirë?
Personi 2: Urdhëro?
Personi 1: Po qe se do nisem unë nga Fieri, do vij unë.
Personi 1: Po!
Personi 2: Po, sa do rrish në Tiranë Ti?
Personi 2: Unë sot këtu jam.
Personi 1: A je sot aty ëë?
Personi 2: Ee
Personi 1: Çfarë ke ti? Ka ndonjë gjë?
Personi 2: Jo, hiç donim të pyesnim ke patur ndo një problem, ke patur ndonjë shqetësim?
Personi 1: Ore kam pasur një, ta them unë ty, s’ta them në telefon.
Personi 1: Po prandaj s’doja të flisja në telefon unë
Personi 2 : Ee e ke parasysh vetë ti…
Personi 1: Do që të vij në Tiranë të takoj?
Personi 2: Hajde vëlla, hajde
Personi 1: Mirë ok, mirë.
Personi 2: Hajd
Personi1: Mirë se numrin e kam…
Personi 2: Më fal se nuk të njoha!
Personi 1: Jo ore jo çfarë problemi ka
Personi 2: Të më falësh ëëë
Personi 1: Mirë, mirë

Pas bisedës telefonike që Alizoti bëri me drejtorin e policisë së Fierit, drejt Tiranës u nis nëndrejtori i policisë për të takuar atë.

Fredi Alizoti: Ke Pazari i ri jam unë

Nëndrejtori i policisë: Atje ku u ndamë atë natë

Fredi Alizoti: Jo ore jo, jam këtu tek pazari i ri, tek 9 katëshet.

Biseda tjetër e mëposhtme është zhvilluar në 29 gusht të 2018. Ndërkohë që sipas Salianjit në këtë takim Fredi Alizoti ka marrë një tjetër pako me lekë.

Ndërsa në audio përgjimin e tretë, mëposhtë  Alizoti dëgjohet teksa flet me Drejtorin e Policisë së Fierit, ndërsa i kërkon që të flasë me shefin e madh. Po ashtu, gjatë përgjimeve dëgjohet Drejtori që e pyet nëse i mori “ato”.

Biseda:

“Do t’i thuash pak shefit të më takojë” i thotë Fredi Alizoti.

Drejtori i policisë: Shefi është jashtë, i ka deleguar kompetencat. Ka shumë mundësi që nesër pasdite të jetë këtu. Këto që po të them unë, që është këtu apo nuk është këtu, t’i verifikoje.

Fredi Alizoti: Unë dua të flas me njeri tjetër.

Drejtori i policisë: Të prokurorit nuk ke numër?

 

Etiketa: audiopergjimiBabaleBert NushiDrejtori i Policise Fierfredi alizotiGeron Xhafajish ministri Fatmir Xhafajtrafik droge
Pas

Dosja “Babale”/ Salianji: Alizoti përmend emra politikanësh. Ja si u përgjuan edhe gazetarët (Emrat)

Para

Banorët protestë para Drejtorisë së Policisë, “Zbuluam skandalin, prisnim dekorata na trajtuan me keq se të burgosurit”

Para
Banorët protestë para Drejtorisë së Policisë, “Zbuluam skandalin, prisnim dekorata na trajtuan me keq se të burgosurit”

Banorët protestë para Drejtorisë së Policisë, "Zbuluam skandalin, prisnim dekorata na trajtuan me keq se të burgosurit"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

Brukseli, gati të pranojë tarifën prej 10% nga Shtetet e Bashkuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.