21:42 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Banorët protestë para Drejtorisë së Policisë, “Zbuluam skandalin, prisnim dekorata na trajtuan me keq se të burgosurit”

01:50 | 27/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Banorët protestë para Drejtorisë së Policisë, “Zbuluam skandalin, prisnim dekorata na trajtuan me keq se të burgosurit”

Mbrëmjen e sotme, pas shoqërimit  nga policia të 7 prej banorëve të Unazës gjatë protestës, banorët e tjerë janë mbledhur protestën e tyre përpara Drejtorisë së Policisë duke kërkuar lirimin e familjarëve të tyre.

Ata shprehën indinjatën e tyre për shoqërimet, duke thënë  se policia nuk u kishte bërë me dije motivacionin mbi të cilin po kryheshin këto shoqërime. Sipas banorëve protestat e tyre kanë qenë paqësore, nuk ka pas degradime në dhunë prandaj këto shoqërime, sikurse ata shprehen janë politike.

Banorët i kanë kërkuar kryeministrit Rama të ndaloj arrestimet duke u shprehur  “ t’i lërë të qeta këto familje, njerëzit janë lodhur tashmë, të anullojë projektin që këta njerëz te ikin në shtëpi’.

Sipas tyre shoqërime të tilla të një familje të tërë apo të një 17 vjeçari janë të pafalëshme.

Banorët duke u bërë thirrje gjithë personave që I mbështesin  t’i bashkohen protestës pasditen e nesërme rreth orës 18:00, janë shprehur se nëse anullimi i projektit nuk ndodh ata do të marrin masa deri në përshkallëzimin e protestës.

Pas thirrjes për të protestuar një banor  i  Unazës është shprehur se: “Ne banorët e Unazës prisnim dekorime që zbuluam skandalin. Prisnim të na dekoronin, por jo. Ne na kanë trajtuar më keq sesa të burgosurit. Ata bënë krimin ne trajtohemi si të burgosur në të drejtën tonë.”

Për  Fax News ka folur edhe babai i Altin Çekut. Sipas tij shoqërimi dhe më pas mbajtja e djalit të tij në Komisariat është e padrejt sepse ata po protestonin për të drejtat e tyre.

Ai shprehet: “Ne në protestë s’ kemi dalë për çështje politike, dolëm  të protestojmë për të drejtën tone. Protestojmë kundër këtij shteti policor që ka krijuar Rama, dhe nesër do të protestojmë sërish.  Mua s’më vjen keq për djalin tim që ka ngel aty brenda. Unë jam krenar për djalin tim që po reziston ndaj policisë së korrupuar. Ne nuk kemi gjë me policinë, ne mbrojmë të drejtat tona.  Më vjen keq për policin që mbron një kriminel si Edi Rama. I bëjë thirrje Edi Ramës të heq dorë nga dhuna ndaj banorëve, përndryshe do të përshkallëzojmë protestat. Ju bëjë thirrje të gjithëve të mblidhen nesër në orën 18:00 të protestojmë.”

Protestës së banorëve të Unazës mbrëmjen e kësaj të marte i është bashkuar edhe ish deputeti i PD-së, Klevis Balliu. Sipas Balliut: “shoqërimet e sotme vetëm vërtetojnë që policia e shtetit është kthyer në një polici private të Edi Ramës, i cili vetëm e përdor për të ushtruar presion ndaj këtyre qytetarëve, për të ushtruar presion ndaj Unazës. Por të mendosh që do ta shembësh Unazën me këto presione idiote është njësojë si të mendosh që mund ta shembësh një mal me kaçavidë të vogël.”

Ai gjithashtu e ka cilësuar si të padrejtë mbajtjen në komisariat të Altin Çekut duke u shprehur se ai nuk kishte bërë “asgjë më pak e asgjë më shumë veçse kishte protestuar ndaj një vjedhje, projekti mafjoz prej 40 milion Euro”.

Etiketa: 6 persona te liruar7 te shoqeruarAltin Çekubanoret e ASTIRITklevis balliuProteste para policise
Pas

Dosja “Babale”/ Dalin përgjimet e reja me Drejtorin e Policisë, takimi kur Alizoti merr lekët

Para

“Martesa nga kapja”, ja disa arsye pse nusja qëndron në të djathtë dhëndrit

Para
“Martesa nga kapja”, ja disa arsye pse nusja qëndron në të djathtë dhëndrit

“Martesa nga kapja”, ja disa arsye pse nusja qëndron në të djathtë dhëndrit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

DASH ngre alarmin për Iranin: Thirrje urgjente për largim të menjëhershëm të amerikanëve

34 vite PS, Rama: Kur të mos jetë Gramozi në këtë oborr, atëhere shqetësohuni

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e Petrit Hysës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.