Këngëtarja Eli Fara për të kujtuar ditëlindjen e së bijës, ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj, momentet e dhimbshme të procesit të lindjes. Teksa i shkruan vajzës së saj Marina, Eli tregon se ditënk kur e ka lindur ka qenë e vetme në maternitet, dhe momentin kur e ka marrë në krah nuk mund ta ndërrojë me asnjë ccast tjetër.
Reagimi i plotë i Eli Farës:
Ne dt 26 mars te vitit qe u linde ti Jeta ime, ndodhesha ne maternitetin e Korçes,vizitat e njerezve te aferm kishin mbaruar dhe une rrija shtrire ne krevatin e nje dhome qe e ndaja me nje tjeter zonje qe priste te sillte ne jete femijen e saj , ne oren 20:30 ndjeva dhimbjet e para te lindjes.. u gezova qe me ne fund do te shihja fytyren tende.. u tremba sepse asnje njeri I afert nuk ndodhej prane meje.. dhimbjet sa vinin e beheshin me te forta, fillova te ulerija.. ngrita spitalin ne kembe, mjeku qe ishte roje ate nate me thoshte hajde merrja nje kenge !
(Per shaka)ne momentin e fundit me treguan qe lindja ishte e veshtire sepse pozicioni jot ishte mbrapsht.. nuk i vura rendesi, sido qe te ishte ti do dilje prej meje.. dhe ndodhi rreth ores 2:30 te dt 27 mars,me nje goxha prerje, mu erren syte, gjysem e vetedijshme degjova doli..vajze prita e prita duke mu dridhur kembet derisa te me qepnin.. ne mengjes kur te mora ne krahe harrova çdo gje..ndjesia ishte hyjnore, mu ngroh i gjithe trupi, shpirti, Zemra , Edhe 100 Marina ime!
(E.K/FAXWEB.AL)