Qeveria bullgare është përfshir në një skandal korruptiv për favorizimin e një kompani ndërtimi të quajtur ‘Artex’.
Në kuadër të këtij skandali korruptiv shumë nga zyrtarët e lartë qeveritarë kanë dhënë dorëheqjen.
Zëvendësministri i Energjisë, Krasimir Parvanov, ishte i fundit në radhë që dha dorëheqjen. Të shtunën e kaluar, ministrja e Drejtësisë, Ceska Caceva dha dorëheqjen ashtu si zëvendësministrja e Sporteve, Vania Koleva.
Skema korruptive është zbuluar këtë fundjavë dhe pritet që deri në fund të zbardhjes së këtij skandali të japin dorëheqjen të tjerë zyrtarë të qeverisë së Bojko Borisov.
Kompani e ndërtimit e cila favorizohej nga qeveria, u shiste apatamente luksove deputetëve ministrave dhe zëvendësministrave nën çmimin e tregut.
Pas publikimit të skandalit kompani së bashku me zyrtarët e qeverisë bullgare janë nën hetim.
(s.a/faxweb.al)