13:06 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aleatët e Bashës kanë një propozim për qeverinë, Meta të jetë negociator i krizës

20:53 | 27/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha mbledh nesër aleatët, ja çfarë do të vendosin

Kur na ndajnë 3 muaj nga beteja e zgjedhjeve vendore, aleatët e demokratëve kërkojë shtyrjen e datës së zgjedhjeve, duke paralajmëruar se opozita po shkon drejt bojkotit të procesit të 30 qershorit.

“Nuk gjykoj që do të kemi zgjedhje lokale në datën e dekretuar nga Presidenti. Padiskutim që zgjedhjet do të shtyhen dhe është e vetmja alternativë”, tha Nard Ndoka.

Kryerepublikani Mediu sjell ndërmend edhe rastet kur zgjedhjet janë shtyre në të shkuarën, me kërkesë të Edi Ramës.

“Marria e një njeriu, që në vitin 2007, për një certifikatë ka mbajtur forcat politike 3 ditë ulur te Presidenti i Republikës dhe ka shtyrë zgjedhjet, të mos të dëgjojë marria e këtij njeriu se kush është problemi themelor i qytetarëve shqiptarë, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, kjo është një situatë tërësisht e papranueshme”, tha Fatmir Mediu.

Aleatët Ndoka dhe Mediu ndahen sa i takon qëndrimit që duhet mbajtur me ndërkombëtarët, si dhe rolit që të huajt duhet të kenë në zgjidhjen e krizës politike.

“Gjykoj që është turp për klasën politike shqiptare që vjen dikush dhe i kap prej veshi. Është papërgjegjshmëri totale që operojmë në të tilla standarde. Presidenti i Republikës mund të bëjë negociatorin mes palëve, ose krerët e partive të ulen në Presidencë. Ka mënyra dhe forma pafund. Është e papranueshme për ne të ketë marrëveshje të fshehtë mes personazheve kryesorë, do të ishte turpi i tyre”, tha më tej Ndoka.

“Mendoj që është e domosdoshme që faktori ndërkombëtar të jetë pjesë. Opozita duhet ta zhvillojë më me seriozitet këtë dimension”, shtoi më tej Mediu.

Jo vetëm me ndërkombëtarët, por republikanët janë të mendimit se, më shumë qartësi opozita duhet të ketë edhe për aksionin e saj.

“Ne i dogjëm mandatet me qëllimin për të larguar Edi Ramën. Në këtë pikëpamje mendoj se ka nevojë që opozita të shpjegojë kush do të jenë aktet dhe veprimet që duhet patjetër të largojnë Edi Ramën”, tha Mediu. Top Channel

Etiketa: aleatet e bashesFatmir Mediumeta te negocije per krizennard Ndokapropozim per qeverinezgjedhjet lokale
Pas

EKSKLUZIVE/Artisti italian Albano Karrisi për Teatrin: Gjërat që kanë histori nuk duhen shembur por restauruar

Para

Tentohej të kalohej drejt Italisë, sekuestrohet heroinë në Portin e Durrësit

Para
Tentohej të kalohej drejt Italisë, sekuestrohet heroinë në Portin e Durrësit

Tentohej të kalohej drejt Italisë, sekuestrohet heroinë në Portin e Durrësit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani reagoi ndaj deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump,

Guterres apel për armëpushim dhe akses humanitar në Gaza

Balluku në forumin global të transportit dhe nderlidhjes

Aksident në Lungomare të Vlorës, plagoset motoçiklisti

Qeveria nis ndërtimin e shkollës “Met Hasa” në Durrës si pjesë e një programi kombëtar arsimor

Nga përplasja tregtare te marrëveshja: SHBA dhe Kina zbusin tensionet

Flakë në një shtëpi në Shëngjin, nuk dihen ende shkaqet

Zjarr në Maknor, digjen 4 rulota në pronësi të një 42-vjeçari

Tiranë: Arrestime, shpallje në kërkim dhe hetime për dhunë, drogë dhe mashtrim

Trump: Ushqimi në Gaza vidhet, vetëm SHBA po ndihmon

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.