Nëpër disa portale kanë qarkualluar lajme se aktori i njohur shqiptarë, Reshat Arbana po kalonte një gjendje jo të mirë shëndëetësore, dhe për këtë ndodhej nën kujdesin e mjekëve.
Fax News ka kontaktuar me aktorin dhe ky i fundit ka bërë të ditur se, jo vetëm që nuk është i vërtetë diçka e tillë, por edhe është habitur me lajmet që kanë qarkulluar rreth kësaj teme.
Gazetari i Fax News: Z.Arbana si jeni? Mora vesh nga rrjetet sociale një lajm për gjendjen jo të mirrë shëndetësore nga ana juaj. Është e vërtetë, si ndiheni tani?
Reshat Arbana: Jo, nuk është e vërtete aspak, jam shumë mirë. Tani jam në makinë, në Bulevard. Më tha djali për këto lajme, ca janë këto lajme aman. Të faleminderit shumë për shqetësimin, por jam mirë, nuk e di nga se ka dalë ai lajm.
(F.GJ/FAXWEB.AL)