Vendosja e taksës nga Kosova ndaj mallrave serbe, ka ngjallur polemika të shumta si në politikën kosovare edhe atë ndërkombëtare.
Mirëpo, në fokus për këtë çështje për të kuptuar se si do të manovrohet ndaj saj, kohët e fundit ka qenë politika kosovare.
Në një deklaratë zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj mesa duket i ka ulur tonet duke u shprehur se ky vendim e ka arritur qëllimin e tij dhe se ka ardhur koha që Kosova të nis bisedimet me Serbinë.
Sipas tij, pas vendosjes së taksës Serbia duket më e gatshme për të biseduar më Kosovën dhe për të arritur një marrëveshje mes dy shteteve.
Ndërkohë, përsa iu përket deklaratave të kryeministrit Ramush Haradinaj për njohje të Kosovës nga Serbia nëse duan tju hiqet taksa, Limaj duke shprehur bindshmërinë për një djalog shumë shpejtë midis dy vendeve, ka thënë se kryeministri përmes kësaj kërkese ka shkuar përtej vendimit të përbashkët për vendosjen e taksës.
“Ka ardhur një moment kur vendimet politike si vendosja e taksës i ka shkund zyrtarët serb, e kanë parë që ne e kemi shumë seriozisht dhe ndoshta këto kanë qenë sinjale nga Serbia që janë të gatshëm të fillojnë e ta respektojnë këtë shtet.
Vendimet politike nuk janë të përjetshme, ka arrit qëllimin e vetë, nëse ki arritur në stazën ku keni dashur të shkoni atëherë duhet të ulesh e t’i diskutosh.
Natyrisht rrugës e sipër kryeministri ka shkuar një hap më tutje. Ka ec më tej qëndrimit të përbashkët. E ka dërguar taksën deri te njohja. Të gjithë do të donim ashtu, por realisht e dimë të gjithë që herët a vonë do duhet të kemi një dialog me Serbinë”