Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar lidhur me raportin e DASH, i cili deklaronte se në Shqipëri po pastrohen paratë e pista të drogërave të forta. (Lexo ketu)
Paloka ironizon në drejtim të kryeministrit të vendit, duke thënë se DASH mund të klasifikohet si kazan, sa kohë që njollos qeverisjen e Edi Ramës.
Ndërkohë që Paloka kërkon një reagim dhe nga ana e ambasadës shqiptare në SHBA, lidhur më këtë raport.
Reagimi i plotë i ish-deputetit:
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT SOT:
“Shqiperia vend i prodhimit te kanabisit dhe tranzit per drogat e forta”
“Shqiperia vend pastrimi parashe”
“Korrupsion ne te gjitha nivelet e qeverise”
“Korrupsioni zyrtar nxit mjedisin per krimin dhe trafikantet”
“Shkalla e larte e papunesise dhe sundimi i dobet i ligjit , kane krijuar ambjent ideal per krimin e organizuar”
TANI OSE DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT NUK PERFAQESON SHTETET E BASHKUARA , OSE EDHE ATA JANE “KAZAN “ QE DUAN TE NJOLLOSIN EDVIN RAMEN ( Duhet pare dhe cfare mendon ambasada shqiptare ne Ëashington per kete ceshtje)
(E.K/FAXWEB.AL)