KPK-ja ka zhvilluar sot seancën dëgjimore për Drejtuesin e Prokurorisë së Apelit në Durrës, Ferdinand Elezi.
Sipas KPK në lidhje më deklarimet e pasurisë së Elezit, ky i fundit ka deklaruar në mënyrë të rregullt pasurinë e tij që nga viti 2003, megjithatë si problematikë atij i ka dalë një apartament rreth 77 m2 me një vlerë prej 1 milion lekësh të reja, për të cilën Elezi deklaron se ¼ e tij është një trashgimi që i ka mbetur bashkëshortes pas vdekjes së të atit.
Përsa i përket analizës financiare, sipas KPK janë disa periudha kohore ku ka një bilanc negativ prej 7 milion lekësh, për të cilat Elezi ka dhënë shpjegimet e tij, të cilat do të vlerësohen më vonë.
Në lidhje me pastërtinë e figurës, Drejtori i Prokurorisë së Durrësit, nga të dhënat e DSIK rezulton si operson me figurë të pastër dhe pa kontakte me persona të papërshtatshëm.
Ndërsa në aftësitë profesionale po ashtu Elezi rezulton i pastër. Ndaj tij nuk janë konstatuar raste ku mund të ketë cënuar palë në proces, ndërkohë që ka marrë një masë ndërshkimore gjatë ushtrimit të detyres së tij në vite, masë kjo e cila e ka ulur në detyre Elezin dhe të cilën ai e ka apeluar në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
Raportimet nga KPK për seancën e Drejtuesit të Prokurorisë së Apelit në Durrës, Ferdinand Elezi
Në deklarimet e tij për Elezin, relatori i KPK është shprehur se Drejtuesi i Prokurorisë ka nisur punë që në 1999, ndërsa deklarimi i pasurisë së tij ka ndodhur që nga viti 2003 pa ndërprerje.
Sipas relatorit të KPK-së: ILDKPKI ka sjellë një raport ku thuhet se Elezi, ka bërë një deklarim të saktë në përputhje me ligjin, e justifikuar pasurinë dhe nuk gjendet në situatën e konfliktit të interestit.
Burimet në të cilat i ka investuar të ardhurat Elezi janë një apartment në Durrës blerë në 2007 me vlerë 4 milion lekë. Apartamenti është 124 metra 2 dhe rezulton i marrë me kredi prej 4 milion lekësh, por në vitin 2003 ky apartment është dekalaruar 5 milion lekë. Në një rast të tillë KPK konstaton parregullsi nga ana e subjetit për vlerën e çmimit.
KPK gjithashtu ndaj Elezit ka kryer një hetim të thelluar përsa i përket pasurisë, ku rezulton të ketë pasuri si më poshtë:
Apartamentin 124 m2 i blerë me datën 5 shtator 2000, me vlerë 40 mijë dollarë
Zyrë 45 m2 e blerë 60 mijë euro në vitin 2005
Apartment 55 m2 30 mijë euro i blerë po në vitin 2005
Zyra 45 m2 vlera prej 60 mijë eurosh është likudituar para lidhjes se kontatës, ku në 19 prill 2005 është kaluar shifra e pagesës. Sipas KPK nuk ka një përputhje midis datës së blerjes dhe datës së deklaruar nënënshkrimit të kontratës.
ZVRPP Durrës ka vënë në dispozicion të KPK kontata shit-blerje në të njëjtin pallat, ku një apartament dhe garazh janë shitur 200 mijë euro, pra deklarimet e subjektit nuk përputhen me vlerën e tregut.
Apartamenti 55 m2 është blerë i pa papërfunduar dhe nuk justifikohet vlera e kostos totale me vlerën e çmimit në treg.
Ndërkohë po ashtu edhe për apartamentin tjetër në Durrës, Elezi nuk justifikon vlerën e blerjes me vlerën reale të tregut.
Sipas KPK, nuk janë paraqitur dokumenta për të justifikuar vlerën e blerjes. ZVRPP Durrës na sjell dokumente se në të njëjtin pallate apartamente të tjerë kanë kushtuar shumë më shumë se shuma që deklaron subjekti.
Sipas KPK-së subjekti ka dekaruar se apartamenti i përkiste prindërve të bashkëshortes.
Drejtori i Prokurorisë Elezi shprehet se: ish apartamenti 77 m2 i bashkëshortes në Durrës është deklaruar në shumën 1 milion lekë të reja si pjesë përbërse e ¼.
Mirëpo sipas KPK-së në 2012 kur i vdiq i ati bashkëshortes nuk është deklaruar nga subjekti se i përkiste 1/4 e ketij apartamenti.
KPK shprehet se bashkëshortja e subjektit ka qenë bashkëpronare në këtë pasuri dhe se kjo nuk është deklaruar as në 2004, dhe në asnjë nga deklaratat perjodike të deklarimit të pasurisë më vonë.
Nga analiza financiare rezulton se për disa periudha kohore ka një bilanc negativ me vlerë 7 milion lekë, për të cilën subjekti ka dhenë disa shpjegime që do vlersohen në procesin e vendimarrjes.
Subjekti nuk ka kontakte me persona të papërshtatshëm. Komisioni nuk ka gjetur të dhëna për të pasur dyshime për raportin e DSIK-së.
Ndërsa përsa u përket aftësive profesionale, në raportin e sjellë nga Prokuror i Përgjithshëm thuhet se në vitin 2014-2016 është vlersuar shumë mirë, nuk janë konstautar rastet kur subjekti të ketë cënuar palët në proces. Në lidhje me masta disiplinore ka rezultuar se Ferdinand Elezi ka marrë një masë disiplinore duke e ulur në detyrë. Për këtë masë subjekti ka berë padi në Gjykatën e Apelit Tiranë. Gjykata e Apelit e ka pranuar kërkesë padinë dhe shfuqizimin e aktit administrative. Në lidhje me vlersimin e figurës DSIK ka dorëzuar një raport ku konstaton përshtatshmëri për vazhdimin e detyrës.