Në tryezën me titull “Liria e medias në funksion të mbrojtjes së demokracisë”, që mbahet ditën e sotme me pjesëmarrjen e gazetarëve dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, në fjalën e tij kryeredaktori i gazetës “Telegraf” duke u shprehur se ka hequr dorë nga ndjekja e lajmeve si gazetar, pasi në çdo media shfaqen deklarata politike, i është drejtuar kreut të opozitës Basha duke i thënë se: A e dini se juve jeni oligark politik? Pse nuk folet dje për dy gazetarët që u penguan nga policia të transmetonin? Mos bëni retorika të kota politike.”
Sipas Gjocës, media nuk mund të funksionoi me deklarata politike, sepse deputetët nuk mund të flasin publikisht pa marrë leje nga partia. Ai për më tepër i drejtohet kreut të opozitës duke i thënë se: E ndjeni veten ju që jeni një oligark politik? Pse? Unë jam munduar disa herë të mos pasqyrojë deklarata politike, sepse nuk janë në interest ë shoqërisë shqiptare. Jam munduar të ngreh tema të ngreh probleme dhe shqetësime duke kontaktuar me deputet të PD-së.
E dini kryetar çfarë më kanë thënë deputetët?
“Nuk mund të flasë sepse duhet të marr leje.”
Kjo ndodh sepse ju jeni oligarkë politik. Dhe sistemi, duke qenë se ju keni listat në dorë, asnjë deputet asnjë i cili do të bëjë deklaratë publike nuk ka interest të afirmohet publikisht”
Fjala e plotë e Jakup Gjoca:
Liria e medias në funksion të demokracisë u vra dje në momentin kur policia e shtetit pengoi dy gazetarë të transmetonin. Sot unë prisja të kishte bojkot kombëtar dhe gazetarët e mediave të shpallnin grevë të përgjithshme. E din ipse një gjë e tillë nuk ndodhi? Sepse shoqatat e gazetarëve në shqipëri nuk ekzistojnë. Nuk mbrojnë gazetarët, janë thjesht organizma për të marrë financime. Dhe unë këto I kam ndeshur vetem në listat e fondeve të dhëna në emer të shoqatave nga ambasadori Lu dhe Bashkimi Evropian… Për çfarë liri mediash flisni.
Lexova pohimet e një gazetari aty, Ylli Rakipi i cili shkruante se kryeministri e ka kërcënuar fizikisht. Në nesërmen prokuroria nuk e thirri. Asnjë nuk u mor për tu pyetur. Atëherë më thoni ju , cila është liria e medias në funksion të demokracisë dhe interesit publik?
I drejtohem kryetarit të opozitës, Lulzim Bashës: E ndjeni veten ju që jeni një oligark politik?Pse?
Unë jam munduar disa herë të mos pasqyrojë deklarata politike, sepse nuk janë në interest të shoqërisë shqiptare. Jam munduar të ngreh tema të ngreh probleme dhe shqetësime duke kontaktuar me deputet të PD-së.
E dini kryetar çfarë më kanë thënë deputetët?
“Nuk mund të flasë sepse duhet të marr leje.”
Kjo ndodh sepse ju jeni oligarkë politik. Dhe sistemi, duke qenë se ju keni listat në dorë, asnjë deputet asnjë i cili do të bëjë deklaratë publike nuk ka interest ë afirmohet publikisht, të ketë personalitetin e tij të afirmuar publikisht përballë medias. Këto janë problemet që duhet t’ju shqetësojnë. Të tjerat janë pak. Unë jam gazetar profesionist 7 vjet dhe nuk kam parë asnjëherë që të ndihem i sigurt se kam mbështetje. Prandaj nëse doni i lini hipokrizitë, duhet të kishin folur gazetarët, kolegët e mi reporterët. Unë nuk shikoj më lajme informative sepse janë kaseta. Është e papranueshme që një media të përsëritë fjalën e kryeministrit 3 orë.Është e papranueshme.