Oficerët e Doganës së Kosovës kanë kapur rreth 17 kg marihuanë në pikë kalimin e Vërmicës, gjatë kohës që lënda narkotike po tentohej të kalonin ne menyre te paligjshme në Kosovë.
Gjatë kontrolleve rutinorë është lënda narkotike është gjendur në një automjet me targa të Shqipërisë dhe e cila drejtohej nga dy shtetas Shqiptar.
Pas zbulimit është bërë ndalimi i personave në bashkëpunim me policinë ku edhe rasti së bashku me lëndën narkotike është përcjell tek policia e Kosovës për hetime te mëtutjeshme.
Deklarata e policisë:
“Gjatë Kontrolleve rutinore oficerët doganor kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Shqipërisë dhe e cila drejtohej nga dy shtetas Shqiptar. Gjatë kontrollit të ushtruar të veturës është dyshuar në ekzistimin e dyshemesë së dyfishtë e cila mund të ishte e punuar enkas për fshehje të mallit. Pas hapjes së shtresës metalike tek këmbët e ulëseve të karrigeve të pasme janë gjetur edhe sasia e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë”