Pas dy ditësh nga vrasja e shqiptarit në Spanjë kanë dal detaje të reja.
Sipas mjekut i cili ka bërë dhe autopsinë e trupit 46 vjeçari i njohur me emrin Deda është dhunuar brutalisht dhe me pas eshte vrare me nje plumb ne koke.
Sipas burimeve policore vrasja është tipike mafioze dhe mendohet të ketë ndodhur për larje hesapesh. Nga ana tjetër bazuar në precizionin e goditjes me arme zjarri mendohet të jetë berë nga një vrasës profesionist.
46 vjeçari është gjendur në rrjedhën e lumtit Guadalentín, në Totana por mendohet se autorët e kanë sjellë aty viktimën për të mbuluar gjurmët e krimit.
Viktima ka punuar për vite të tëra si badigard në klubet e natës, prandaj hetimi kryesor po përqendrohet tek kontaktet dhe marrëdhëniet që mund të ketë pasur gjatë punës së tij duke fituar armiqësinë e njerëzve të lidhur me krimin e organizuar.