Arlind Ajeti mbrojtësi shqiptar do të ndërpresë shumë shpejt karrierën e tij tek skuadra e Grasshopersit. Këtë e ka bërë të ditur trajneri i skuadrës Tomislav Stipiç, i cili është shprehur se futbollisti nuk ka përmbushur pritshmërit që skuadra kishte prej tij.
I prerë Stipiç ka thënë “Jo, nuk ka kthim mbrapa”, duke larguar jo vetëm Ajetin por dhe lojtarët e tjerë shqiptar Shani Tarashaj dhe Mersim Asllani.
Gjatë punës që ka bërë trajneri ka marrë vendime drastike duke larguar kështu edhe lojtarë si Raphael Holzhauser, Nikola Gjorgjev dhe Julien Ngoy. Shumica e këtyre lojtarëve ishin me kombëtaret e tyre në gumbullime.