Në kuadër të turit “Bashkia që duam”, Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e djeshme në një miting të organizuar nga Partia Socialiste në qytetin e Durrësit.
Megjithatë ajo e cila u vu re qartë është pjesëmarrja e ulët e mbështetësve në takimin 1 orë e 10 minuta të kryeministrit, pavarësisht promovimit të këtij aktiviteti prej disa ditësh.
Por mesa duket “organizatorët” e këtij mitingu kanë qenë të pregatitur edhe për një gjë të tillë, pasi që gjatë mbërritjes së militantëve veç pjesëmarrjes me detyrim të punonjësve të administrates, vihen re gjashtë autobuzët me simpatizantë të ardhur nga Tirana, për të marrë pjesë në këtë takim.
Në takimin e djeshëm në Durrës, kryeministri Rama e ka cilësuar vendimin e opozitës për djegien e mandateve si të nxituar si dhe përsa i përket kandidatit për zgjedhjet e ardhshme lokale ai nuk ka konfirmuar, por edhe nuk ka rrëzuar Vangjush Dakon si një mundësi e mundshme.