Pas djegies së mandateve të deputetëve të opozitës, këto mandate u zëvendësuan nga deputetët pasardhës duke formuar opozitën e re.
Lidhur me pranimin e mandateve të nga këtyre deputetëve pati një sërë debatesh, madje opozita i cilësoi si të paaftë për të përfaqësuar denjësisht qytetarët në Kuvend.
Analisti Ilir Demalia, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, herë pas herë komenton situatën aktuale dhe politike në vend.
Analisti Demalia ka postuar në rrjetin e tij social Facebook foto, mbi një traktor të vjetër, duke ironizuar deputetët që pranojnë madatet, ai shkruan mbi foto se është nisur të bëjë betimin në Kuvend pasi i ka dalë emri për deputet.
Postimi i analistit
Më doli emri për të plotësuar deputetët që dogjën mandatet, më erdhi radha listës dhe mua!
Vendosa të nisem të bej betimin!