Suksesit të padiskutueshëm të “Shallow”, kënga e filmit “A star is born”, e cila i dha Lady Gaga-s një “Oscar”, falë bashkëpunimit të jashtëzakonshëm me Bradley Cooper, duket se këngëtarja nuk ka ndërmend të rreshti së na surprizuari.
Tanimë në mediat ndërkombëtare rozë po përflitet që këngëtarja dhe aktori kanë regjistruar një tjetër këngë së bashku, e cila do të jetë pjesë e albumit “LG6”.
Kënga e ardhshme e dyshes, thuhet se do të ketë synim bamirës, dedikuar të gjithë të rinjve që vuajnë nga sëmundje mendore dhe që nuk kanë kurajo të flasin me të rriturit.