Jennifer Lopez ka filluar xhirimet në New York kohët e fundit për filmin “Hustlers”. Mirëpo një personazh mjaft i famshëm ka konfirmuar se nuk do marrë pjesë në këto xhirime.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha ka konfirmuar lajmin e mosprezencës së saj në këtë film.
Ajo u shpreh se mori pjesë në audicionet e filmit, por nuk do të bëhet pjesë e tij për shkak se e ëma e saj nuk donte ta portretizonin si një striptiste. “Mami im nuk është e lumtur për këtë,”-ka thënë ajo.
Ndërkohë në lidhje me JLO ajo është shprehur se: “Ajo është e mrekullueshme, po më mësonte si të aktroja. Është shumë e vështirë sepse duhet të jesh serioze”.
Në “Hustlers”, Bebe duhet të luante në pjesën e “Vajza ruse nga New York”, mirëpo mesa duket fansat e saj nuk do të kenë të mundur ta ndjekin pas heqjes dorë të Bebe nga xhirimet.