16:52 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ekzekutimi mafioz i vëllezërve Bilali, zbardhen detaje të reja, mbi 15 persona të shoqëruar

09:34 | 31/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Memaliaj/Policia sekuestron 50 kg drogë, pranga 29-vjeçarit

Të tjera detaje zbardhen nga ekzekutimi  mafioz i së shtunës ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Bilali.

Burime pranë grupit hetimor  në Policinë e Shkodrës bëjnë me dije se në momentin e vrasjes njëri nga vëllezërit Bilali ka qenë i armatosur. Mësohet se në momentin kur autorët e vrasjes kanë qëlluar në drejtim të viktimave, 59 vjeçari Astrit Bilali i është kundërpërgjigjur atyre duke qëlluar me pistoletë.

Përveç dëshmive, kjo është vërtetuar dhe nga gjetja e gëzhojave në vendin e ngjarjes ndërkohë që arma pistoletë është gjetur pranë trupit të viktimës në vendngjarje.

Ndërkohë, përsa i takon makinës së djegur nga autorët, blutë e Shkodrës bëjnë me dije se përveçse me targa të falsifikuara ky mjet është deklaruar i vjedhur që në muajin dhjetor të 2018-ës.

Nga ana tjetër në brendësi të mjetit tip “Benz”, është gjetur edhe arma e krimit tip automatik e cila është përdorur në vrasjen e dy vëllezërve Bilali.

Blutë e Shkodrës kanë shoqëruar mbi 15 persona për këtë ngjarje ndërkohë që ende nuk janë identifikuar autorët të cilët ekzekutuan në derën e shtëpisë dy vëllezërit Bilali mëngjesin e së shtunës në Shkodër.

Vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali, 59 dhe 61 vjeç u ekzekutuan mëngjesin e djeshëm në derë e banesës së tyre, ndërkohë kujtojmë që Shkodra  është kthyer në kryeqendrën e luftës, kryesisht të atyre midis bandave të cilat përplasen për larje hesapesh.

Saga e vrasjeve në Shkodër vazhdon, pasi vetëm vitin e fundit janë vrarë 11 persona dhe janë zhdukur dy të tjerë.

Etiketa: Ekzekutim mafiozEkzekutim me armete shoqeruarvrasja e vellezerve bilali
Pas

Rrjeti tallet me Sandër Lleshajn, gafa epike që bëri nga Shkodra

Para

Zjarret në Tropojë, dy fshatra të rrezikuar, banorët: Situata e jashtëzakonshme, shteti nuk ndërhyn (Video)

Para
VIDEO/ Zjarr i përmasave të mëdha në Vlorë, rrezikohen 2 banesa

Zjarret në Tropojë, dy fshatra të rrezikuar, banorët: Situata e jashtëzakonshme, shteti nuk ndërhyn (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rubio njofton zyrtarisht përmes Departamentit të Shtetit të SHBA: Nga sot USAID pushon së funksionuari, ndihmat do të administrohen nga DASH

Gjykata serbe e shpall të pafajshëm ish-komandantin e ushtrisë së Republikës Sërpska

Vlorë/ Arrestohet 38-vjeçari që ndezi zjarr në grumbull mbetjesh urbane, rrezikoi banorët e pyllit të Sodës

40 dështime për konstituimin e Kuvendit, Osmani thërret partitë politike për konsultime

Rinumërimi në Fier/ Kush është kandidatja e PD-së që ka marrë 624 vota te pamerituara

Dyshohet se po mblidhte informacion mbi hebrenjtë në Gjermani, arrestohet spiuni iranian në Danimarkë

Bashkia Fier reagon menjëherë pas publikimit të rastit të familjes Meta në Sheqishte: Ofron ndihmë financiare, strehim dhe mundësi punësimi

Autoritetet turke në Izmir arrestuan ish-kryebashkiakun dhe 120 anëtarë të opozitës

Durrës/ Bulevardi “Epidamn” kthehet në pedonale, ja rrugët alternative për devijimin e lëvizjes së mjeteve nga 1 korriku

BE pret qeverinë e re të Kurtit, Kos në Shkup: Rajoni duhet të reformohet për të hyrë në “ligën” tonë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.