Një video e publikuar së fundmi, e cila në përmbajtje të saj ka skena të tmerrshme horrori, ku një i burgosur shqiptar sulmohet nga dy të burgosur të tjerë në burgun grek të Korydhalos, po bënë xhiron e rrjetit.
Bëhet fjalë për Albert Bako shqiptarin i cili u vra në burgun grek, nga dy të burgosur të tjerë në 14 janar. Në video vihen re përplasjet e Bakos me të burgosurit e tjerë për tu mbrojtur, ndërkohë policia nuk ka mundur të reagojë për të ndaluar situatën.
Në një shkrim të publikuar, dedikuar kësaj ngjarje, gazeta greke “TaNea” me ironi shprehet: “Një video e rëndë, skena dhune, grushta në bark, në një vend që dëshiron të quhet i civilizuar”.
Albert Bako, 37 vjeç sapo ishte transferuar në burgun e Koridhalos në Greqi nga burgu i Hania kur u vra nga dy të dënuarit ë tjerë.
Ai ishte i dënuar për sulmin që bëri në Mikrolimano në një lokal në nëntor të vitit 2014, ku u plagosën 14 persona dhe shkaku i konfliktit ishte një kërcimtare.
Sipas gazetës greke “TaNea” muajt e fundit në Koridhalo kanë ndodhur rreth 10 përplasje të përgjakshme, ku rreth 26 persona të dënuar kanë humbur jetën. Pjesë e këtyre viktimave kanë qenë edhe shqiptar.