Banorët e Astirit vijojnë protestën e përnatshme më të cilën apelojnë kundër vijimit të punimeve në Unazën e Re, pasi për ta, ky projekt është korruptiv dhe dëmton banesat dhe bizneset e tyre pa marrë kompensimin e duhur.
Protestës së tyre i është bashkuar si çdo mbrëmje edhe ish-deputeti, Klevis Balliu nga ku ka bërë thirrje për vijimin e rezistencës së banorëve, bashkimin e qytetarëve në mbështetje të tyre si dhe rrëzimin e qeverisë Rama.
Ai deklaroi se protesta e radhës e opozitës do të zhvillohet me datë 3 prill, pasi sipas tij kjo është edhe datë kur do të ketë seancë plenare, pavarësisht se qeveria e ka mbajtur të fshehtë tha ai.
Ndërkohë, gjatë fjalë së tij njëri nga banorët tha se ditën e nesërme është festa e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Ai shtoi gjithashtu, duke I thirrur në emrin e fëmijëve të tyre kryeministrin dhe kryebashkiakun e Tiranës, që të mos ushtrojnë dhunë ndaj fëmijëve të këtyre banorëve.
“Nesër është festa e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, është data një prill. Kam një thirrje për oficerët e Policisë së Shtetit, jo për birbot e rilindjes. Ore i keni sytë në ballë? Mos shkoni pas këtij kryeministri. I them babit të Zahoh dhe babit të Kajan, që të rrinë urtë, dhe të mos dhunojnë fëmijët tanë”, u shpreh protestuesi.
Banorët u shprehën ndërkohë se po provokohen nga policia duke ju bërë thirrje efektivëve të rendit që të distancohen nga akte të tilla pasi sipas tyre, do të marrin përgjigjen e merituar.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2360793174198889/
(F.GJ/FAXWEB.AL)