Policia ka parandaluar shpërthimin e një saise lënde plasëse që ishte vendosur në rrugën kryesore në lagjen “10 Korriku” të qytetit të Vlorës.
Banorët konstatuan lëndën plasëse në rrugë dhe menjëherë kanë njoftuar policinë. Forcat xheniere nga Tirana kanë bërë shpërthimin lëndës së telekomanduar pak para mesnate.
Sipas raportimeve, dyshohet se lënda plasëse ishte e montuar me një komandë, mekanizëm që përdoret për shpërthimet në distancë( lexo këtu).
Mësohet se lënda plasëse u konstatua rreth orës 19:30, duke panikuar të gjithë banorët, pasi qyteti bregdetar njihet për skenare të tilla.
Kujtojmë që para dy ditësh po në qytetin e Vlorës, djali i vendosi tritol babait në oborrin e shtëpisë për shkak të një konflikti pronësie, ku fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz por vetëm materiale.
(B.K/FAXWE.AL)