00:19 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

KLP cakton prokurorët e rinj në Fier dhe Lushnje (EMRAT)

11:31 | 01/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
KLP cakton prokurorët e rinj në Fier dhe Lushnje (EMRAT)

KLP-ja ka emëruar  përkohësisht në Prokurorinë e Fierit, Violeta Shkurta me 7 vota pro, ndërkohë që për këtë pozicion ishte edhe Genc Mane i cili u votua me një votë pro dhe Çlirim Sina me një votë pro.

Violeta Shkurta është caktuar në mënyrë të përkohshme në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Fier.

Pas shkarkimit të Çlirim Shahinit nga KPK-ja,pasi nuk ka justifikuar pasurinë që zotëronte, është emëruar në krye të Prokurorisë së Lushnjes Arben Dyla.

Trupa gjykuese e KPK-së përbëhej nga Brunilda Bekteshi si kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Suela Zhegu anëtare, ndërsa seanca u ndoq nga vëzhguesi ndërkombëtar Branko Hrvatin.

Pine pohoi se sipas raportit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, të dorëzuar në KPK, prokurori Çlirim Shahini kishte kryer deklarim të saktë, nuk kishte kryer fshehje të pasurisë apo deklarim të rremë dhe se nuk gjendej në kushtet e konfliktit të interesit.

Përpos kësaj KPK ndërmori një hetim të pavarur lidhur me deklarimin e pasurisë së Shahinit ku evidentohej edhe shkelja, ç’ka solli dhe shakrkimin e tij nga detyra (lexo këtu).

Me 7 vota pro, Arben Dyla është caktuar përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së Parë, Lushnje.

Ndërkaq, krahas Arben Dylës ishin edhe dy emra të tjerë që garonin për këtë pozicion, Rovena Zoto e cila u votua me dy vota pro dhe Merita Selimi Qorri, u votua me një votë.

Etiketa: Prokuroret e rinj ne fier dhe lushnje
Pas

Një tjetër kandidat i PD-së, dorëzon formularin e dekriminalizimit në KQZ

Para

PS ‘fut në lojë’ opozitën e re, i fton të zënë vendet e PD dhe LSI

Para
A do të ketë zgjedhje të parakohshme?, kryeministri Rama i përgjigjet kërkesës së opozitës

PS 'fut në lojë' opozitën e re, i fton të zënë vendet e PD dhe LSI

Discussion about this post

 



Të Fundit

Argjentinë/ Rritet në 48 numri i viktimave nga fentanili i kontaminuar me baktere

“10-vjeçarë që duhen si 2-vjeçarë nga kequshqyerja”/ Situatë ferri dhe dëshmi tronditëse nga Gaza: Foshnjat vdesin nga mungesa e qumështit dhe fëmijët gërmojnë në plehra për 1 kafshatë

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

Shkëndijë elektrike dhe shpërthim, çfarë ndodhi pak më parë në qendër të Shëngjinit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

“Je djallëzor”, Rama i përgjigjet Farage: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

Video/Zjarr masiv në Rërëz të Patosit, flakët i afrohen banesave dhe depozitave të naftës

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.