06:20 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjedhjet lokale/ Opozita turke merr edhe Stambollin, partia e Erdogan kërkon fitoren në tavolinë

19:32 | 01/04/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhjet lokale/ Opozita turke merr edhe Stambollin, partia e Erdogan kërkon fitoren në tavolinë

Ditën e diel në gjithë turqinë u zhvilluan zgjedhjet lokale ku Rexhep Taip Erdogan ka patur një përballje të vështirë për shkak të krizës së thellë ekonomike që ka përfshirë vendin.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ka përfunduar numërimi i votave edhe në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, dhe kandidati i opozitës, Ekrem Imamoglu rezulton fitues me 48.79% të votave. Ndërkohë, kandidati i mazhorancës, Binali Yildirim është renditur i dyti me një diferencë shumë të ngushtë, 48.51%.

Por duket se partia e presidentit Erdogan, do të përpiqet të kthejë rezultatin në favor të saj nëpërmjet rinumërimit të disa kutive. Zyrtarë të kësaj partie kanë dalë menjëherë në deklaratë dhe kanë ngritur pretendime për disa vota të konsideruara të pavlefshme, duke filluar kështu përpjekjet për ta marrë fitoren në tavolinë.

Kujtojmë se Erdogan ka humbur edhe kryeqytetin, Ankaranë si dhe disa qytete të tjera të mëdha të vendit, dhe për të dorëzimi edhe i Stambollit do të ishte një tronditje e madhe për pushtetin e tij.

“Do të apelojmë numërimin në çdo rajon të Stambollit dhe kjo do të sjellë progres për ‘Ak”, mësohet të jetë shprehur sekretar i përgjithshëm i partisë së Erdogan, Fatih Sahin.

Pas 25 vitesh, që kur Erdogan u zgjodh kryebashkiak i Stambollit në vitin 1994, drejtimi i këtij qyteti në bazë të rezultatit të mësipërm do t’i takojë një force opozitare.

Pas

Kim Kardashian presidentja e ardhshme e SHBA-ve? Ylli i Instagramit sapo u dha fund dyshimeve

Para

FOTO/ Prej dy ditësh Kukësi pushtohet nga flakët, banorët tentojnë të shuajnë zjarrin

Para
Zjarr i përmasave të mëdha në masivin pyjor në Prrenjas, vijon operacioni për shuarjen e flakëve

FOTO/ Prej dy ditësh Kukësi pushtohet nga flakët, banorët tentojnë të shuajnë zjarrin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.