04:43 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ekskluzive/ Kërkoi shkarkimin e tij, deklarata e fortë e Agron Tufës: Sfondi i Spartak Brahos ka një të kaluar me shumë kufoma

18:07 | 02/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ekskluzive/ Kërkoi shkarkimin e tij, deklarata e fortë e Agron Tufës: Sfondi i Spartak Brahos ka një të kaluar me shumë kufoma

Deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho ka kërkuar shkarkimin e Agron Tufës nga posti i Drejtorit të Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.

Kërkesa për shkarkimin e Tufës është bërë ditën e djeshme në Komisionin e Ligjeve, pasi sipas Brahos ky institucion është shndërruar në Institucion të Ballit Kombëtar. Lidhur me këtë ka reaguar dhe vetë Tufa, duke thënë se kjo ishte një dhuratë nga ish-sigurimi i shtetit (lexo këtu).

Lidhur me këto deklarata ka reaguar edhe Drejtori i Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa, i cili gjatë një interviste ekskluzive për Televizionin Fax News u shpreh se kjo bëhet për shkak të frikës ë ish-sigurimsat që sot kanë pozita të rëndësishme në institucionet shtetërore nga e kaluara.

“Unë ndihem i kërcënuar, Braho trembet nga dokumentet e publikuara së fundmi. Ai është një njeri që është mësuar me mashtrime dhe gënjeshtra. Njeri që nuk ka shfletuar asgjë. Kam marrë lavdërime të shumta për institutin dhe punën që kemi bërë përmes publikimit të dokumenteve, filmave dhe dokumentarëve”, deklaroi Tufa.

Sipas tij mënyra se si ka artikuluar Braho është e turpshme, duke argumentuar se ai është I formuar me normat e sistemit komunist, duke shtuar se kjo është diçka që I dallon rrënjësisht me njëri-tjetrin.

“Për turpin më etik, është një skandal, unë jam formuar në një kohë krejt tjetër me Spartak Brahon. Fjalori banal i tij është tipik i atij lloj fjalori që përdorte komunizmi, unë nuk bëj pjesë në atë lloj niveli debate që krijon Braho. Kjo vjen për shkak të punës time, ndaj institucioneve të varura apo të pavarura të cilave ju kam kërkuar të di se sa ish-sigurimsa punojnë në pozitat shtetërore sot. Të cilët nuk e kanë vendin në institucionet tona demokratike. Braho natyrisht është ndjerë i kërcënuar për shkak të hapjes së dosjeve të së kaluarës së tij. Braho i përket epokës së diktaturës, unë jam krejt botë tjetër”, tha Tufa.

Agron Tufa shtoi: “Rasti i Edmond Sajës i cili është bërë publik e tremb Brahon, pastaj ka raste plot të tjera ku ish-sigurimsa kanë pozicione. I kemi nëpër këmbë dhe ju kemi dhënë pushtet të pakufijshëm të cilët arrijnë që në vitin 2019 të shantazhojnë, të kërcënojnë nga foltorja e Kuvendit. Ky është paradoksi, shoqëria jonë e kapur nuk ka nxjerrë si përfaqësues të vendit njerëz që e meritojnë. Ka vetëm një përkeqësim dhe degradim të të përzgjedhurve”.

Akuzat e Tufës bëhen më të rënd kur thotë se sfondi i të kaluarës së Spartak Brahos të çon sipas tij tek shumë kufoma, duke argumentuar se kur e shqipton diçka të tillë, ai nuk është vetëm por është edhe sfondi i ish-sigurimit të shtetit që sot sipas Tufës ka poste të rëndësishme në institucionet shtetërore.

“Sfondi i Brahos të çon tek një e kaluar ku ka shumë kufoma. Kur ia shqipton këtë Spartak Brahos, ai nuk është më vetëm Spartak Braho por është sfondi dhe begraundi ish-Sigurimit të Shtetit, që sot ka poste të rëndësishme sot në institucionet shtetërore. Kush nuk do të reagonte nëse nuk do të kishte një prapavijë të tillë…”

Tufa e përsëriti disa herë se ndihet i kërcënuar, por paralajmëroi se çfarëdo që mund ti ndodhë familjes së tij, Spartak Braho dhe eskorta e ish-sigurimit të shtetit do ta paguajnë në çdo mënyrë.

“Çfarë do gjëje që mund ti ndodhë familjes sime dijeni se do ti përgjigjemi  Spartak Brahos dhe gjithë eskortës së ish-sigurimit qoftë me ligj dhe nëse nuk funksionin ligji nuk jemi njerëz të vetëm. Këmi njerëz, të afërm, kushërinj dhe do ti përgjigjemi në mënyrën tradicionale. Mua nuk me demotivon kjo, do vijoj ta bëj misionin tim, madje kjo më motivon më shumë, deklaratat e tij ishin edhe një urim motivues për mua për ditëlindje që bashkë me stafin tim t’ju shkojmë gjërave deri në fund për zbulimin dhe trajtimin e krimeve të komunizmit”.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/414034846089365/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: agron tufaspartak braho
Pas

Ndërhyrja në autonominë e universiteteve, Mimoza Hafizi: Qeveria të shohë punët e veta

Para

VIDEO/ Rama vizitë në Mollas, protestuesit përplasen me policinë: Në krye të tyre Nushi i Babales

Para
VIDEO/ Rama vizitë në Mollas, protestuesit përplasen me policinë: Në krye të tyre Nushi i Babales

VIDEO/ Rama vizitë në Mollas, protestuesit përplasen me policinë: Në krye të tyre Nushi i Babales

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.