14:15 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Më dënoi regjimi”, rrëfehet Bujar Kapexhiu: Ja si i kalova 3 vite të jetës

22:33 | 02/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Më dënoi regjimi”, rrëfehet Bujar Kapexhiu: Ja si i kalova 3 vite të jetës

Artisti i njohur Bujar Kapexhiu, ka rrëfyer disa detaje interesante nga jeta e tij, ku ka folur për arsimimin në një profil kundër dëshirës së tij, puna fizike që ka bërë dhe dënimin që ka vuajtur pas festivalit të 11 .

Kapexhiu tha në “Provokacija” në abc neës se prindërit e kanë dërguar për të studiuar për inxhinieri ndërkohë që ai kishte passion treatrin dhe vizatimin.

Po ashtu, Kapexhiu është dhe një nga njerëzit që është dënuar nga regjimi komunist, ku disa vite kishte punuar në kombinatin “Josif Pashko”.

Pyetje: Unë di që ashtu si edhe unë ju keni tentuar të bëheni inxhinier. Unë u bëra po ju nuk u bëtë inxhinier.

Bujar Kapexhiu: Fatmirësish nuk u bëra. Them fatmirësisht pasi pasioni im që në vogëli ka qenë teatri dhe vizatimi. Me këto të dyja jam marrë vazhdimit dhe nuk më shkonte në mëndje që do të bëhesha inxhinier. Por prindërit e mi kishin shumë dëshirë meqë në gjimnaz isha me nota të mira meqë merresha me vizatim dhe pikturë menduan që unë mund të isha një arkitekt i mirë. Kështu që vendosën që do shkojnë për inxhinieri pa dëshirën time. Unë kam mbaruan gjimnazin tek “Petro Nini Luarasi”.

Pyetje: Kur morët goditjen pas festivalit të 11 dhe pastaj për dy-tre vite ju keni bërë punëtorin e zakonshëm?

Bujar Kapexhiu: Ju thatë se kam qenë një punëtor i zakonshëm por në fakt unë kam qenë një punëtor i jashtëzakonshëm. Sepse jo vetëm që isha punëtor me arsim të lartë, por unë isha shumë i fuqishëm dhe gjithmonë merresha me sport dhe kur vajta atje për të punuar ishte një punë që e bënin vetë, në kombinatin “Josif Pashko”.

 Ishin disa karroca që merrnin katro tubat e mëdha dhe këtë punë e bënin katër vetë. Unë me një mikun tim edhe ai një burrë shumë i fuqishëm bëmë një kërkesë që këtë punë do ta bëjmë ne dy vetë. Dhe kështu ne të dy e bëmë atë punë dhe u përgatita akoma më mirë nga ana fizike. Ishte punë e rëndë dhe punoja shumë. Kishte edhe një gjë të bukur shumë se kur bënim mbledhjen kishte iniciativa të ndryshme dhe na thuhej se kush do të punojë dy turne.

Kishte nga ata që kundërshtonin se jo kush do punojë dy turne. Por i pari që ngriti dorën për të punuar dy turne isha unë. Na thuhej se kush do të shkojë në fabrikën e çimentos të mbushë thasët,  i pari që ngreja dorën isha unë dhe të tjerët thoshin jo.

Unë dukesha si grevëthyes. Mirë më kanë trajtuar mirë, jashtëzakonisht mirë. Unë kot shkoja nëpër mbledhja sepse hyja me dorën lart gjoja për t’u thënë më çoni ku të doni. E kam kaluar shumë bukur atë periudhe dhe e shikoj edhe me nostalgji. Ata ishin njerëz të thjeshte dhe të mirë dhe të gjithë mundoheshin që të ma lehtësonin punën.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: bujar kapexhiu
Pas

Kur do ta kemi SPAK-un? Ja si përgjigjet Gent Ibrahimi

Para

Aleanca për Teatrin, Kastriot Çipi: Nëse Rama fiton sërish godina prishet, ne jemi gati për konfrontim fizik

Para
Paralajmëron Kastriot Çipi: Do ketë përplasje civile nësë fillon shembja e Teatrit Kombatër, çfarë duhet të bëjë opozita

Aleanca për Teatrin, Kastriot Çipi: Nëse Rama fiton sërish godina prishet, ne jemi gati për konfrontim fizik

Discussion about this post

 



Të Fundit

E rëndë në Lezhë, një person mbytet në ujërat e lumit Mat

Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari që përndiqte dhe nxiste një të mitur të përdorte drogë

31 të vdekur nga bombardimet ruse në Kiev, Trump reagon ashpër: Sulme të neveritshme. Do të vendosim sanksione shtesë për Moskën

Tragjedi në Jerusalem! Punonjësi i kopshtit zoologjik u sulmua nga një leopard, ndërron jetë në spital pas plagëve të marra

Kosova heq taksën doganore për mallrat amerikane, Kurti: Dëshmon marrëdhënien e mirë që kemi me njëri-tjetrin

Dosja 5D/ Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-drejtorit të bashkisë Tiranë

Kodi i ri Penal, BE: Nuk ishim pjesë e hartimit të draftit, bëni konsultim gjithëpërfshirës me të gjithë institucionet e Drejtësisë

Stuhitë e shiut dhe përmbytjet godasin disa qytete amerikane, Nju Jorku dhe Nju Xhersi shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Kodi i ri Penal/ Rama sqaron dhe mediat: Qeveria një nga palët, ky draft s’kalon në Parlament pa vulën e Brukselit! Po shkojmë drejt BE dhe jo ish-Bashkimit Sovjetik!

El Salvadori ndryshon kushtetutën, presidenti i tij mund të rizgjidhet për një kohë të pacaktuar nëse ka mbështetjen popullore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.