Banorët e fshatit Lubonjë në Korcë kanë bllokuar sot rrugën në shenjë proteste dhe nuk lejojnë mjetet e TAP të vijojnë punimet.
Arsyeja se pse banorët protestojnë është se ata kërkojnë që kompania e gazësjellësit TAP t’i bëjë rrugën e fshatit.
Protestuesit shprehen se se po jetojnë si në mesjetë dhe se atyre i është bërë ky premtim nga kompania dhe se ata nuk po e mbajnë:
“Kemi 2 vitë që mashtrohemi nga TAP. As shteti nuk ka bërë asnjë gjë. Jetojmë si në mesjetë. Jemi zonë shumë e varfër. Në raste sëmundjesh apo dhe kur fëmijët shkojnë në shkollë duhet të paguajmë automjetin 30 mijë lekë që të shkojmë në Korcë. Nuk e përballojmmë dot. Do flemë në rrugë dhe nuk do ndalemi në protestë, deri sa të plotësohet kërkesa jonë.Bëhet fjalë për 6 km rrugë. Jemi rreth 600 banorë që jetjmë si në mesjetë.” u shprehën banorët e Lubonjës që po protestojnë në rrugë.
“Nuk na vijnë nuset , jo se nuk duan djemtë për t’i marrë por nuk na vijnë nuset se ska rrugë. Na mbetën djemtë pa martuar.” shprehet një tjetër banor me ironi.