13-vjeçari Klaudian Çupi mbeti i plagosur në 25 Shkurt pas sherrit që pati me një 16-vjeçar i identifikuar si S.Kika në qytetin e Durrësit, dhe tashmë ka mbetur i paralizuar nga plaga e marrë. Prej një muaji i mituri gjendet në shtrat, për shkak se e ka të pamundur lëvizjen.
Sikur të mos mjaftonte kjo familja Çipi shprehet e tronditur prej faktit se autori i plagosjes së djalit të tyre është lënë i lirë nga ana e Gjykatës, dhe familja e tij nuk ka pasur as interesin minimal për shëndetin e Klaudianit.
Duke folur për gazetaren e Fax News Elitjona Doko, 13-vjeçari shprehet se i kërkon shtetit që autori i plagosjes së tij të kthehet në burg.
“Kur mbaruam shkollën ai më përplasi dhe më shtyu dhe më pas nuk mbaj mend më gjë. Kam thirrje që ai të rikthehet në burg, më ka thënë vëllai i madh që e ka parë duke dalë xhiro”, shprehet Klaudiani.
Ndërkohë që kërkesë për drejtësi bëjnë dhe dy prindërit e të miturit, të cilët thonë se gjendja e djalit të trye është mjaft problematike, dhe kërkojnë që ta nisin për kurim drejt Italisë.
“Unë i lutem shtetit që të ketë drejtësi, jemi me shpresa që do të ketë një përmirësim që të ecë me këmbët e veta. Unë për vete s’kam dal mnga shtëpia që prej ditës që dolëm nga spitali. Sikur të kishin goditur një zogë pule dhe jo një njeri, nuk na ka ardhur asnjë njeri që ta shohin fëminë me sy”, shprehet e ëma e të miturit që mbeti i plagosur.
(E.K/FAXWEB.AL)