Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të vendosë më në fund mbi fatin e procedimit penal të nisur ndaj ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, i cili akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të Habilajve, ku ditën e sotme ka përcaktuar gjyqtarët që do të gjykojnë ish-ministrin Saimir Tahiri. Trupa gjykuese do të jetë Ardit Mustafai Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.
Kujtojmë se rreth një javë më parë, gjykata kaloi në gjykim akuzat e ngritura nga Prokuroria, ndërsa vetë Tahiri u shpreh se procesi ndaj tij është në kufijtë e maskaradës (lexo këtu).
Gjatë seancës paraprake, ish-ministri kërkoi edhe gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila do të shqyrtohet nga kjo treshe gjykuese.