Policia e Vlorës ka vënë në pranga 29-vjeçarin me iniciale A. M., banues nënë lagjen “Partizani” në qytetin e Vlorës.
Mësohet se 29- vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, policia ka nisur hetimet për të vijuar me procedurat e mëtejshme.
Kujtojmë që rastet e dhunës në familje janë raste të përsëritura, pavarësisht denoncimeve nga ana e bashkëshorteve, nuk janë marrë masa për parandalimin e këtyre rasteve.
Njoftimi i policisë
Vlorë
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A.M., 29 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka bërë arrestimin e tij pasi më datë 01.04.2019, në lagjen “Partizani” ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases Q.M., për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Dhuna në familje”.