Është ndarë nga jeta në moshën 71 vjeçare poeti dhe shkrimtari i njohur Flurturak Gërmenji. Lajmin e hidhur e kanë dhënë miqtë e tij të cilët i kanë shprehur ngushëllimet familjarëve.
Poeti Gërmenji u lind në Vlorë dhe jetoi në Tiranë deri në momentet e fundit të jetës. Ai ka punuar si zëdhënës i Leka Zogut dhe është autor i disa vëllimeve poetike si “Kambanat zgjojnë Shqiponjat”, “Ftesë për vallëzim” etj.
Sot, poetit iu dha lamtumira në banesën e fundit përmes një ceremonie ku morën pjesë miq e dashamirës të artit por edhe njerëz të medias.