Prefekti i Qarkut Shkodër Valdin Pjetri u shpreh para gazetarëve se në takimin e ditës së sotme të mbajtur në prefekturë merrnin pjesë ministri Sandër Lleshaj, drejtori i policisë së Shtetit Ardi Veliu, drejtori i qarkut, dhe një sërë aktorësh të tjerë.
Sipas Pjetrit në këtë takim u diskutua mbi punën dhe axhendën e qeverisë për qarkun e Shkodrës sa i për ketë mbarëvajtjes dhe rregullit duke qenë se ndodhemi edhe në nisje të sezonit turistik.
Ai deklaroi se në këtë takim nuk u diskutua mbi kërcënimet ndaj trajnerit të klubit të Vllaznisë Agim Canaj, pasi sipas tij nuk ka akoma diçka zyrtare si prefekturë për këtë .
“Takimi sotëm në zyrën e prefektit është fokusuar mbi punën dhe axhendën për qarkun e Shkodrës, detajet e tjera i tha ministri Lleshaj. Në këtë takim morën pjesë ministri, prefekti, drejtori i qarkut dhe një sërë aktorësh të tjerë. Bëhet fjalë për një mbarëvajtje të punës sonë në vijim, duke qenë se jemi edhe në nisje të sezonit turistik që të kemi një mbarëvajtje. Kërcënimi i trajnerit nuk ka qenë temë e diskutimit. Ne si prefekturë nuk kemi diçka zyrtare lidhur me këtë çështje, mbase policia edhe mund të ketë”, deklaroi Pjetri.
Kujtojmë se gjatë paraditës së sotme është pezulluar situata stërvitore e Vllaznisë, shkak mësohet të jenë bërë presionet në adresë të tëknikut Agim Canaj, drejtori teknik Engin Firat dhe administratorit Suad Liçi, për përfshirje të lojtarëve në formacion dhe grumbullim me ekipin e parë (lexo këtu).
Vetëm pak minuta më parë, pas daljes nga ky takimministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar shkurtimisht se gjenden në Shkodër për të mbajtur angazhimin dhe për ti dhënë vëmendjen maksimale qytetit dhe sigurisë së qytetarëve (lexo këtu).
“Jemi këtu për të mbajtur angazhimin tonë për ti dhënë vëmendjen maksimale Shkodrës dhe sigurisë së qytetarëve të saj”, deklaroi Lleshaj pas takimit i cili ka zgjatur rreth 1 orë e 15 minuta.
(F.GJ/FAXWEB.AL)