Ashtu sikurse këpucët edhe çantat janë ndër bizhutë më të bukura për femrat. Çantat janë aksesori që na bënë të ndihemi më të sigurta” të nevojshme dhe perfekte për prezencën tonë në jetën sociale. Ndonëse çantat kanë lindur për shkak të nevojës së burrave, për të mbajtur paratë rreth viteve ’30-të çanta u be objekti kryesor femëror duke marrë trajtën e elegancës së vërtetë.
Termi çantë u përdor për herë të parë në shek. XIII dhe vjen nga greqishtja që do të thotë lëkurë e sot në shekullin e 21-të, ajo vjen sot në të gjitha materialet, modelet, e format. Këtë sezon, shtëpitë më të mëdha të modës kanë propozuar çantat e vogla dhe Santa kishte pikërisht këto,kryefjalë të javës.
Revista Living na sjell në vëmendje 7 modele çantash, të cilat pa frikë mund t’i quajmë “duhet me patjetër” të garderobës.
Viti 2019 risolli sërisht në vëmendjen tonë çantat e vogla. Vështirë se mund të mbash shumë sende në këto të fundit, por është e pamohueshme hijeshia e tyre. Të mbajtura në dorë, apo në sup, të punuara me dorë, apo të plotësuara me akesorë të ndryshëm , çantat e vogla janë prekja magjike e pamjes suaj për këtë sezon.
Çanta kovë në ngjyrën bordo në materialin e lëkurës! Është e vogël, por jo “mikroskopike”, praktike dhe lehtësisht e kombinueshme.
Çanta në ngjyrë të kuqe me dorezën e drurit, vjen në materialin e lëkurës dhe është aq elegante, sa mund të ndryshojë kryekëput pamjen tuaj.
Me ngrohjen e kohës duhet të ngrohim dhe garderobën , të largojmë çantat e mëdha të zeza e të nxjerrim çantat e voga të dorës apo të supit që shkojnë përshtat me veshjet e lehta, xhaketat apo xhinset e qëndisura pranverore.
Modeli klasik me rrip nuk del asnjëherë nga moda, ndaj mos mendoni se vetëm modeli clutch është In. Santa sugjeron se një model i tillë është më i përshtatshëm apo darkat mes miqve, në ato mbrëmjet e ngrohta pranverore.
Një ndërthyrje midis zinxhirit e rripit të lëkurës, këto çanta janë të përshtatshme si për pjesën e parë të ditës ashtu edhe në mbrëmje. Kapaku i pikturuar me lule, e bën atë edhe më pranverore. Ndonëse një model i thjeshtë dhe jo i komplikuar, tokëza është një ndër detajet që e bën këtë çantë të veçantë e kaq të bukur.
Sërish një çantë në ngjyrën bordo, por në një model paksa më klasik, atë drejtëkëndoren me kapak. Me rrip të gjatë, këtë mund ta kombinoni shumë lehtë si për pjesën e parë të ditës ashtu edhe në mbrëmje.
Si përfundim, shpresojmë t’ju ketë pëlqyer koleksioni dhe të investoni sadopak vëmendje në këtë aksesor tepër të nevojshëm të garderobës tonë, për të cilin ashtu sikurse Frensis Lloji thoshte “Shpenzimet për çantat shihini si një investim”./ Revista Living