Mbrëmjen e sotme është gjendur një makinë e djegur në qytetin e Fiert, pranë zonës “Kryqëzimi i Parkut”.
Brenda makinës tip ‘BMW’ me targa false AA978MY, targa këto të cilat i korrespondojnë një tjetër mjeti tip ‘Renault,’ është gjendur gjithashtu dhe një pistoletë me krehër.
Bëhet me dije se janë dëgjuar disa të shtëna arme por makina është gjendur larg vendit ku ka pas të shtëna. Akoma nuk dihet se kujt i përkiste mjeti apo autori i zjarrvënies.
Ende nuk ka një deklaratë nga policia nëse kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme apo ngjarje aksidentale.
(s.a/faxweb.al)
Discussion about this post