16:07 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

DW jehonë fjalës së Ditmir Bushatit: Pasuria e vendit në dorë të një grupi të vogël njerëzish

07:46 | 04/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
DW jehonë fjalës së Ditmir Bushatit: Pasuria e vendit në dorë të një grupi të vogël njerëzish

Opozita dhe mbështetësit e saj vijuan në Tiranë edhe sot (03.04.2019) serinë e protestave antiqeveritare. Protesta u zhvillua para godinës së Parlamentit, ku mbahej seanca plenare. Me një pjesëmarrje të tkurrur nga ajo e një jave më parë dhe shumë më të vogël nga protestat para godinës së Kryeministrisë, protestuesit përsëritën të njëjtat kërkesa: largimin e kryeministrit Rama, rrëzimin e qeverisë së tij, zgjedhje parlamentare të parakohshme, të përgatitura nga një qeveri kalimtare.

Opozita e akuzon qeverinë Rama se është ilegjitime, e ardhur në pushtet nga blerja e votave dhe lidhjet me krimin. BE dhe faktori ndërkombëtar deklarojnë me këmbëngulje që Qeveria Rama është legjitime. Vetë kryeministri Rama i hedh poshtë akuzat e opozitës dhe këmbëbgul se mandati që i kanë dhënë shqiptarët PS për të qeverisur vendin deri në 2021 është i panegociueshëm me opozitën.

Studentë në krye të protestës, tensione me policinë

Ndryshe nga shtatë protestat e mëparshme, në protestën e sotme, në krye të protestuesve ishin studentë, kryesisht anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Në sheshin përballë Parlamentit, protestuesit kishin ngritur në mënyrë simbolike një piramidë, të quajtur prej tyre ” Piramida e krimit”, ku ishin renditur, të shkruara,  akuzat e opozitës ndaj qeverisë Rama: korrupsioni, blerja e votës, trafiku i drogës, pastrimi i parave etj. Protestuesit i vunë flakën kësaj piramide dhe tentuan disa herë të thyenin kordonin e policisë. Ata hodhën kapsolla tymuese, shishe dhe bomba Molotov në drejtim të policëve.

Protesta e opozitës përfundoi pas tri orësh në selinë e PD, ku nënkryetari i saj, Edi Paloka deklaroi se “do të rrimë në shesh derisa Rama të largohet”. Kryetari i PD, Lulzim Basha nuk mori pjesë në protestën e sotme pasi sipas burimeve nga PD ndodhet për një vizitë zyrtare në Berlin, “për të paraqitur para CDU-së situatën politike në  Shqipëri”. Protesta e sotme u mbyll pa përdorimin e gazit lotsjellës nga policia.

Bushati: Shqipëria në udhëkryq

Ndërsa jashtë godinës së Parlamentit zhvillohej protesta e opozitës, seanca plenare brenda tij u përqëndrua në zgjidhjen e krizës politike dhe në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ish-Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, deputeti socialist, Ditmir Bushati tha se ” Shqipëria është në udhëkryq, nga një krizë e madhe politike dhe sociale, ku ulja në bisedime për të gjetur udhën e arsyes dhe jo të arrogancës, është emergjente”.  Ai bëri prezent shqetësimin ” që pasuria e vendit është në dorën e një grupi të vogël njerëzish”.

Zgjedhjet lokale të 30 qershorit ishin një fokus tjetër i seancës së sotme parlamentare. Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruҫi bëri me dije se ato do të zhvillohen në datën e caktuar me dekret presidencial, më 30 qershor.

Parlamenti miratoi vetëm me votat e maxhorancës socialiste shtyrjen e reformës zgjedhore për t’u kryer për zgjedhjet që do të pasojnë. Zgjedhjet lokale të qershorit do të kryhen me Kodin Zgjedhor ekzistues, pasi nuk ka kohë për ta ndryshuar atë. Deputetët e rinj të opozitës, që kanë marrë mandatin nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, si pasojë e heqjes dorë nga mandatet parlamentar të deputetëve të PD dhe LSI, të fituara në zgjedhjet parlamentare 2017, votuan kundër shtyrjes së Reformws Zgjedhore./DW

 

Pas

Ç’duhet të dimë për dietën Ketogjenike që po ndjekin Arbana dhe Xhemi?

Para

”Zgjohuni socialistë!!!!”, ish-zëvendësministrja e PS-së i del krah Bushatit: Boll më me shaka dhe batuta pa kripë! (I referohet Ramës)

Para
”Zgjohuni socialistë!!!!”, ish-zëvendësministrja e PS-së i del krah Bushatit: Boll më me shaka dhe batuta pa kripë! (I referohet Ramës)

''Zgjohuni socialistë!!!!", ish-zëvendësministrja e PS-së i del krah Bushatit: Boll më me shaka dhe batuta pa kripë! (I referohet Ramës)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Prapaskenat e sulmit izraelit, Presidenti i Iranit u plagos nga bombardimet

Austri/ Të shtëna me armë në Traiskirchen, vritet një person, shpallet në kërkim autori

Ursula von der Leyen për tarifat e Trump: Duam një marrëveshje me SHBA-në, nuk do të ndërmarrim asnjë kundërmasë deri në fillim të gushtit

Elon Musk themelon “America Party”, por ekspertët janë skeptikë për suksesin e tij

Aksident tek “Rruga e Elbasanit”/ Furgoni përplaset me automjetin, plagoset 21-vjeçarja

Humbi kontrollin dhe doli nga rruga, ndërron jetë pasagjeri. Arrestohet shoferi 19-vjeçar

“Të ndalohet aksioni!”- Shembja e ndërtimeve pa leje, mblidhet Kuvendi i burrave në Theth

Rusia pretendon se ka zaptuar zona të reja në Donetsk, por Ukraina thotë se ka vrarë agjentë rusë

Ngec procesi i bisedimeve për armëpushim në Gaza, vriten 17 persona

Protestuan në mbështetje të Palestinës, arrestohen mbi 70 persona në Britani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.