Avokati Spartak Ngjela ka dalë në mbështetje të Rudina Hajdarit dhe deklaratave të forta që bëri ajo gjatë seancës së fundit në Parlament.
Përmes një statusi në rrjetet sociale kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi i ka dalë në krah deputetes së re të opozitës në Parlament, Rudina Hajdarit ku gjatë fjalimit të saj ajo u shpreh se: “Sistemi elektoral i 2008-s është marrëveshja antidemokratike e uzurpimit me radhë të pushtetit”.
Ngjela ndan të njëjtin mendim me deputeten dhe thotë që ky do jetë dhe mendimi i Zëvendës/ ndihmës Sekretarit të Shtetit amerikan që do të vijë në Tiranë në datë 9 prill.
“Duhet të thuhet qartë nga politika amerikane që grupi i Sali Berishës nuk ka më punë me Parlamentin dhe pengesa që i bën Rama reformës në drejtësi, po ashtu, duhet denoncuar hapur përpara shqiptarëve.
Dyshja Rama-Berisha nuk është me shqiptarët dhe nuk punon për ta, por për korrupsionin e tyre vetjak që ka ardhur si pasojë e uzurpimit të pushtetit.” shkruan avokati.
Discussion about this post