Ditën e sotme në Kolegjin e Posatshëm të Apelimit është duke u zhvilluar seanca me Rovena Gashin, ish-prokuroren që kërkon rikthimin e saj në detyrë.
Në nisje të seancës, Gashi e përfaëqësuar ligjërisht nga e motra e saj, kërkuan llogari se pse OMN-ja përfaqësohej nga Teo Jacobs dhe jo Mia Rozing, siçc ishte parashikuar më herët.
Pjesë nga debatet:
Rovena Gashi: Do të asistohem në proces nga Ema Gashi
Albana Shtylla: Është edhe e afërmja juaj?
Rovena Gashi: Po, është motra ime, gjyqtare në Durrës
Ema Gashi: Jam gjyqtare në Durrës. Dhe vajza e babait tonë që i keni bërë vetting prej një dekade pa qenë fare subjekt i ligjit. Me email na është thënë se përfaqësues do të jetë nga OMN-ja Mia Rozing.
Po ashtu për arsye shëndetësore na është thënë se nuk është dot e pranishme sot për arsye shëndetësore. Në mënyrë të papritur këtu shohim së është Teo Jacobs. Ka ndonjë akt për zëvendësimin e përfaqësuesit të OMN-së në këtë proces? Në çfarë cilësie zoti Teo Jacobs është këtu?
Teo Jacobs: Emri im nuk është Mia por Teo dhe këtu përfaqësoj OMN-në. Kolegia ime është e sëmurë në shtëpi dhe roli im është që të monitoroj dhe të ndjek këtë seancë.
Ema Gashi: E kuptuan që nuk paska një vendim të ONM-së për zëvendësimin e Mias me Teo Jacobs
Kreu i trupës, Albana Shtylla: Do të doja të limitoheni në vijimin e diskutimit pas vendimmarrjes dhe kërkesës paraprake që paraqiti vëzhguesi.
Ema Gashi: Kur ka një përfaqësues tjetër me vendim dhe nuk ka një vendim zëvendësimi me Jacobs në kërkojmë të shpreheni nëse do të më legjitimoni mua si ndihmëse.
Rovena Gashi: Jam dakord me kërkesat e bëra nga motra