Të gjithë jemi në dieni të idesë se majmunët janë paraardhësit e njeriut dhe po ashtu dimë se medikamentet e reja para përdorimit tek njerëzit testohen në kafshë për të vënë re efektin, ku një ndër këto kafshë është edhe majmuni. Mirëpo e reja e fundit e cila ka magjepsur shkencën në lidhje me këtë specie është krijimi i studiuesve, majmunët e parë me gjenet e njeriut. Lajmi është bërë me dije nga CGTN (China Global Television Netëork).
Sipas CGTN, në studimin e publikuar në revistën Kombëtare të Shkencës me bazë në Pekin, hulumtuesit nga Instituti Kunming i Zoologjisë, Akademia Kineze e Shkencave (CAS), Universiteti i Karolinës së Veriut në Shtetet e Bashkuara dhe institucionet e tjera kërkimore raportuan se ata krijuan me sukses kalimin e geneve njerëzore tek majmuni.
Hulumtuesit nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara krijuan majmunin transgjinor, tek i cili vendosën gene të njeriut, për të parë si do të zhvillohej truri i njeriut tek majmuni.
Shkencëtarët kanë identifikuar disa gene të njeriut që lidhen me madhësinë e trurit të majmunit, ku ndër to është edhe MCPH1, një gen që shihet gjatë zhvillimit të trurit në fetus. Geni i quajtur MCPH1 mund të çojnë në mikrocefali, një çrregullim karakteristik në tru.
Një dallim kyç midis njerëzve dhe majmunëve është se njerëzit kërkojnë një kohë shumë më të gjatë për të formuar neuronet e tyre gjatë zhvillimit, duke zgjatur shumë fëmijërinë, e cila është e ashtuquajtura “neoten”.
Studimi gjithashtu zbuloi se majmunët transgjenik shfaqën kujtesë më të mirë afatshkurtër si dhe kohë më të shkurtër reagimi në krahasim me majmunët e egër. Studiuesit thanë se një model i tillë majmuni është praktik dhe në një masë të madhe mund të imitojë statusin specifik të njeriut. Në studimet e ardhshme, primatët jo-humanë transgjenikë kanë potencial të japin njohuri të rëndësishme në pyetjet themelore të asaj që i bën njerëzit unik.