Studentët e UBT po vazhdojnë protestën në territoret e Universitetit dhe janë drejtuar afër zonës së truallit që është rrethuar. Ata janë shprehur se do të tentojnë të rrëzojnë pjesën rrethuese.
“Një mendje po na jep të heqim pjesën rrethuese që tregon që kjo është shkolla jonë, është Universiteti ynë. Është e pakonceptueshme të ndërtohet një shkollë 9-vjeçare.” është shprehur një student.
Studentët thanë gjithashtu se pjesa më e madhe e pedagogëve dhe studentëve e mbrojnë këtë kauzë, ashtu sikurse ka dhe disa pedagogë që janë kundër kësaj proteste.
“Ne do të qëndrojmë më gjatë se banorët e Astirit në protestë. Senati Akademik është kundër uzurpimit të këtij territorit. Një pjesë e profesorëve që kanë dalë kundër protestë më duken ose sikur janë të blerë ose sikur i kanë hedhur trutë e gomarit.” vazhdojnë më tej ata.
Më tej studentët janë shprehur se kjo protestë mund të jetë dhe fillimi i një tjetër proteste masive nga gjithë studentët.
“Mund të jetë një fillesë e protestë studentore. Pakti për Universitertin ishte një tallje me studentët. Kërkojmë zgjidhje të problemeve. 70 % e studentëve janë jashtë.
Do rrimë deri në orët e para të mbasdites për shkak se dhe punojmë dhe mbajmë veten dhe familjen.” vijojnë më tej ata.
Kujtojmë që Veliaj në vjeshtën e para një viti ka mbjellë ullinj dhe pemë, dhe do të duhet që të gjitha këto pemë të shkulen dhe investimet do të shkojnë dëm.(Lexo ketu)
Nderkohë studentët po i kërkojnë llogari forcave të rendit për transparencë megjithëse nuk është kompetencë e Policisë.